Neni 37 – Përgjegjësia penale e personave juridik
Kodi Penal i Republikës së Kosovës
Teksti i Nenit 37
1. Personi juridik është përgjegjës për veprën penale të kryer nga personi përgjegjës, i cili veprën e ka kryer duke vepruar në emër të personit juridik dhe për dobi apo interesin e tij ose me atë vepër penale është shkaktuar dëm.
2. Përgjegjësia e një personi juridik nga paragrafi 1. i këtij neni ekziston nëse vepra penale e personit përgjegjës është rezultat i:
- 2.1. një kompetence për të përfaqësuar personin juridik, një autoriteti për të marrë vendime në emër të personit juridik ose një autoriteti për të ushtruar kontroll brenda personit juridik; ose
- 2.2. mungesës së mbikëqyrjes ose kontrollit nga personi i përcaktuar në nënparagrafin 2.1 të këtij paragrafi, i cili ka bërë të mundur kryerjen e veprës penale në dobi të personit juridik nga një person përgjegjës nën autoritetin e tij.
3. Sipas kushteve të parapara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, personi juridik po ashtu është përgjegjës për veprën penale në rastin kur personi përgjegjës që ka kryer vepër penale nuk dënohet për atë vepër penale.
4. Përgjegjësia penale e personit juridik nuk përjashton nga përgjegjësia penale një person përgjegjës i cili ka kryer, organizuar, nxitur ose ndihmuar në kryerjen e të njëjtës vepër penale.
Shpjegim profesional
Neni 37 përcakton se personi juridik mund të mbajë përgjegjësi penale për veprat e kryera nga personat përgjegjës në emër të tij dhe për dobi të tij. Përgjegjësia ekziston si rezultat i kompetencës, autoritetit apo mungesës së kontrollit. Madje edhe nëse personi përgjegjës nuk dënohet, personi juridik mund të mbajë përgjegjësi, pa e përjashtuar përgjegjësinë individuale të personave të tjerë të përfshirë.
Pikat kryesore
- Personi juridik përgjegjës për veprat penale të kryera nga personi përgjegjës në emër të tij.
- Përgjegjësia lind nga kompetenca, autoriteti ose mungesa e mbikëqyrjes.
- Personi juridik mund të jetë përgjegjës edhe nëse personi përgjegjës nuk dënohet.
- Përgjegjësia penale individuale nuk përjashtohet nga përgjegjësia e personit juridik.