Aktakuzë për Masakrën e Reçakut: 21 Persona Akuzohen për Krime Lufte

Aktakuzë për Masakrën e Reçakut: 21 Persona Akuzohen për Krime Lufte
Gjuha: Srpski
Prishtinë, 30 Dhjetor 2025 – Lajme Ligjore

Aktakuzë kundër 21 personave për krimet e luftës në Reçak

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Të pandehurit akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë.

Të akuzuarit:

O.S., R. M., K.J., G. R., Ž.T., B. J., M. L., R. M., D. DJ., B.M., D. J., M. Š., D. A., S. V. , B. M., Z. S., M. J., G. P., D. N., Č. A. dhe Z. J.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 - 1999, të pandehurit si pjesëtarë të Brigadës 243 të Mekanizuar të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë (Korpusi i Prishtinës) dhe pjesëtarë të MUP-it, kanë kryer trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë dhe spastrim etnik.

Hetimet kanë vërtetuar se civilët u rrahën me kondakë armësh, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta para ekzekutimit. Rreth 20.000 civilë u dëbuan nga fshatrat Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak.

Pasi të pandehurit janë të paarritshëm, është propozuar gjykimi në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


Jezik: Shqip
Priština, 30. decembar 2025. – Pravne vesti

Optužnica protiv 21 lica za ratne zločine u Račku

Specijalno tužilaštvo Republike Kosovo podiglo je optužnicu, uz predlog za suđenje u odsustvu, protiv 21 lica za krivično delo "Ratni zločin protiv civilnog stanovništva".

Optuženi se terete da su tokom operacije srpskih policijskih snaga, 15. januara 1999. godine, u selu Račak, opština Štimlje, ubili 42 civila.

Optuženi:

O.S., R. M., K.J., G. R., Ž.T., B. J., M. L., R. M., D. DJ., B.M., D. J., M. Š., D. A., S. V. , B. M., Z. S., M. J., G. P., D. N., Č. A. i Z. J.

Prema optužnici, u periodu 1998 - 1999. godine, optuženi su kao pripadnici 243. mehanizovane brigade Vojske Jugoslavije (Prištinski korpus) i pripadnici MUP-a, vršili nečovečno postupanje, uništavanje imovine i etničko čišćenje.

Istraga je potvrdila da su civili fizički zlostavljani kundacima pušaka, lancima i drugim tvrdim predmetima pre pogubljenja. Oko 20.000 civila proterano je iz sela Račak, Topilo, Petrovo, Kraište, Malopoljce i Drimjak.

S obzirom na to da su optuženi nedostupni organima pravde, predloženo je suđenje u odsustvu pred Osnovnim sudom u Prištini.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories