Udhëzime për Provimin e Jurisprudencës
I. Kushtet për paraqitjen e provimit
Aplikimi për Provimin e Jurisprudencës bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës e-Kosova. Kandidati për paraqitjen e provimit duhet t’i plotësojë kushtet ligjore sipas nenit 8 të Ligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës, si në vijim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Diplomën e Fakultetit Juridik, e cila duhet të jetë kopje e Noterizuar;
- Të ketë punuar apo kryer praktikë një (1) vjeçare në gjykata, prokurori të shtetit, në zyrë të avokatisë, e cila duhet të jetë kopje e Noterizuar;
- Të ketë punuar dy (2) vite punë profesionale në zyre noteriale, zyre përmbarimore, institucione publike, ndërmarrje, agjenci shtetërore, shoqëri tregtare, përvojë profesionale në organizata joqeveritare të fushës së drejtësisë apo në administratën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ose jashtë vendit, e cila duhet të jetë kopje e Noterizuar;
- Vërtetimet për praktikën e kryer dhe përvojën të jenë të lëshuara nga institucionet përkatëse, llogaritet pas përfundimit të nivelit themelor të studimeve.
- Kandidati i cili ka kryer Fakultetin Juridik në ndonjë universitet jashtë Kosovës, duhet të ketë nostrifikuar diplomën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
- Kandidati nga shteti i huaj i cili ka të kryer Fakultetin Juridik në ndonjë institucion të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Kosovës, mund t‘i nënshtrohen provimit të jurisprudencës vetëm me leje qëndrimin në Republikën e Kosovës, e cila duhet te jete kopje e Noterizuar.
Dokumentet origjinale nuk ka nevojë të jenë të Noterizuara. Dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcaktuara në shpallje, është bazë që Komisioni të refuzoj Kërkesën për lejimin e dhënies së Provimit të Jurisprudencës.
II. Kërkesë për provim
- 1.1. Të dhënat personale
- 1.2. Të dhënat e edukimit
- 1.3. Të dhënat e punësimit
- 1.4. Lirimi nga pagesa
- 1.5. Gjuha e provimit
Gjatë aplikimit ofrohen edhe informatat dhe dëshmitë të cilat vërtetojnë nëse kandidati është përfitues i skemës sociale apo i përket një kategorie që janë liruar nga pagesa, nëse është e zbatueshme.
Në rast të pamundësisë për aplikim në mënyrë elektronike në platformën e-Kosova, aplikimi mund të bëhet në mënyra tjera ashtu siç parashihet me rregullat për paraqitjen e kërkesës sipas Ligjit përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Me pëlqimin e aplikuesit, zyrtari i Ministrisë i vendos të dhënat e aplikimit në SEPL.
III. Kandidatët që kanë mbetur në riprovim
Këta kandidatët janë të obliguar të aplikojnë përmes platformës e-Kosova, për t'ju nënshtruar riprovimit.
IV. Kandidatët me vendim paraprak
Kandidatëve të cilëve më parë iu është aprovuar kërkesa për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, duhet të bashkëngjisë Vendimin e Komisionit që i është lejuar dhënia e provimit, nëse kandidati nuk është pajisur me vendim atëherë duhet të drejtohet tek Komisioni për lejimin e Provimit të Jurisprudencës përmes email KomisioniProvimiJurisprudences@rks-gov.net.
V. Shqyrtimi i kërkesës
- 1.1 Shqyrtimin dhe vlerësimin e plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 8 të ligjit e bën Komisioni përkatës i Ministrisë për lejimin e dhënies së provimit, i cili nxjerr vendimin përkatës për kandidat nëse i plotëson kushtet për dhënien e provimit.
- 1.2. Vendimi i Komisionit nxjerrët në SEPL.
- 1.3. Kundër vendimit të Komisionit, kandidati mund t’i paraqes ankesë Ministrit të Drejtësisë në pajtim me nenin 12 paragrafi 5 të Ligjit përmes e-Kosova.
VI. Njoftimi i kandidatëve
- 1.1. Njoftimi i kandidatëve bëhet përmes platformës e-Kosova me sms dhe/apo e-mail dhe përfshinë:
- 1.2. Për kandidatët që plotësojnë kushtet: informatën për afatin, mënyrën dhe shumën e pagesës si dhe paralajmërimin se nëse pagesa nuk kryhet, kandidati nuk mund t’i nënshtrohet provimit;
- 1.3. Për kandidatët që nuk plotësojnë kushtet: këshillën juridike që përfshinë edhe udhëzimin për paraqitjen e ankesës në mënyrë elektronike në platformën e-Kosova;
- 1.4. Për kandidatët që largohen nga pagesa me vendim të Ministrit të Drejtësisë pas shqyrtimit të kërkesave për lirim nga pagesa. Kandidati njoftohet me vendimin përmes platformës e-Kosova duke përfshirë njoftimin edhe përmes sms dhe/apo e-mail;
- 1.5. Kandidati mund të paraqesë ankesë kundër vendimit të Komisionit tek Ministri në pajtim me ligjin.
Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare te Ministrisë së Drejtësisë https://md.rks-gov.net
VII. Lëndët e provimit
| Emri i lëndës | Provimi me shkrim | Provimi me gojë |
|---|---|---|
| E drejta penale (materiale dhe procedurale) | Po | Po |
| E drejta civile (materiale dhe procedurale) | Po | Po |
| E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor | Jo | Po |
| E drejta tregtare, e punës dhe e drejta administrative | Jo | Po |
| E drejta ndërkombëtare (Private dhe Publike) dhe e drejta e bashkimit evropian | Jo | Po |
VIII. Vlerësimi i provimit
| Provimi | Pikët minimale | Pikët maksimale |
|---|---|---|
| Provimi me shkrim | 15 | 25 |
| Provimi me gojë | 6 | 10 |
IX. Komisionet për secilën lëndë
| Lënda | Kryetar / Anëtar | Zëvendës |
|---|---|---|
| E drejta civile (materiale dhe procedurale) | Kryetar: Fejzullah Rexhepi | Zëvendës: Faton Bajrami |
| E drejta penale (materiale dhe procedurale) | Anëtar: Sebahate Hoxha Pepaj | Zëvendës: Isuf Sadiku |
| E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor | Anëtar: Nora Bllaca Dula | Zëvendës: Afërdita Mulhaxha |
| E drejta ndërkombëtare (Private dhe Publike) dhe e drejta e bashkimit evropian | Anëtar: Rrustem Thaqi | Zëvendës: Javorka Prlinčević |
| E drejta tregtare, e punës dhe e drejta administrative | Anëtar: Franciska Zhitija Ymeri | Zëvendës: Saranda Bogaj Sheremeti |
X. Pagesa e provimit
| Lloji i pagesës | Shuma |
|---|---|
| Paraqitja e rregullt e provimit | 50 € |
| Ri-provimi (me gojë në disa lëndë) | 30 € |
XI. Aplikimi
- Personat të cilët nuk kanë aplikuar më parë
- Ri-aplikim me vendim: Kandidatët e kualifikuar të cilët kanë vendim nga komisioni përkatës
XII. Gjuha e provimit
- Shqip
- Serbisht
Aplikimi bëhet në eKosova, në pjesën e Profesioneve të Lira, nën pjesën Certifikimi për Jurisprudencë.