Ku bëhet regjistrimi i automjeteve?
Regjistrimi i automjeteve në Kosovë bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në kuadër të ARCsë- Ministrisë së Punëve të Brendshme. Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit. Ndërsa automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit.
Me qëllim të ofrimit të Shërbimeve më të shpejta për qytetarët e Republikës së Kosovës, nga data 01 qershor 2015 ka hyrë në funksion sistemi on-line i aplikimit për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve.
Për aplikim përmes sistemit on-line, fillimisht duhet t’i konfirmoni Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve një e-mail adresë tuajën.
Linku për aplikim përmes sistemit on-line është: http://automjetetonline.rks-gov.net/