Cilat dokumente nevojiten për regjistrim të automjeteve?

Për regjistrimin e automjetit nevojiten dokumentet

Për regjistrimin e automjetit nevojiten dokumentet

PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT NEVOJITEN DOKUMENTET SI NË VIJIM
  • Dëshmia mbi pronësinë e automjetit.
  • Fatura e prodhuesit – shitësit të automjetit.
  • Dokumenti origjinal i shtetit përkatës.
  • Dokumenti i identifikimit të lëshuar nga organet e Kosovës.
  • Polica e sigurimit e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit.
  • Dokumenti unik doganor, në raste të veçanta edhe vendimi doganor.
  • Dëshmia mbi pagesën e taksës administrative, e cila duhet të jetë e paguar brenda 30 ditësh.
  • Dëshmia mbi pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike për automjetin, e cila duhet të jetë paguar brenda 30 ditësh.
  • Dëshmia mbi pagesën e taksës komunale.

Certifikatën e kontrollit teknik të automjetit të lëshuar nga subjekti i licencuar nga Ministria e Infrastrukturës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit. Automjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugor do t’i nënshtrohen kontrollit teknik gjatë muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrolli i parë teknik.

PËR AUTOMJETET TË CILAT BARTIN MALLRA TË RREZIKSHME nevojitet edhe certifikata e ADR-së, e cila nuk mund të jetë më e vjetër se një (1) vit.

Të gjitha automjetet të cilat përdorin për lëndë djegëse gazin (LPG ose CNG), paraprakisht duhet të pajisen me certifikatën e atestit, pas plotësimit të kushteve të stabilimenteve dhe pajisjeve për ngasje të automjeteve motorike me gaz, të lëshuar nga institucionet kompetente të cilat janë licencuar nga Ministria e Infrastrukturës.

NËSE JANË DISA BASHKËPRONARË TË AUTOMJETIT, automjeti regjistrohet në emër të njërit bashkëpronarë me një deklaratë me shkrim prej bashkëpronarëve të tjerë, të vërtetuar nga organi kompetent.

Kërkesën për regjistrim të automjetit e paraqet pronari i automjetit ose personi i autorizuar me autorizim të vërtetuar në gjykatë ose te noteri.

PËR AUTOMJETET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE nevojitet autorizimi nga ndërmarrja publike.

Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit, ndërsa automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit.

PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT PËR HERË TË PARË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS nevojitet edhe certifikata e homologimit.

PËR MJETIN E PUNËS - TRAKTOR, për të cilët pala nuk posedon dokument, të cilët kanë ekzistuar në Kosovë para 10 qershorit 1999, pala mund ta regjistrojë traktorin me deklaratën e dy dëshmitarëve të vërtetuar në gjykatë ose nga noteri.

Ky artikull përmban listën zyrtare të dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve në Kosovë.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories