✉ info@keshillaligjore.com  ·  Kosovë · Shqipëri · Maqedoni

Aktvendim Gjykata Komerciale Prishtinë • 01.07.2025 — E.Xh. vs SShKUK

− min lexim
Aktvendim Gjykata Komerciale Prishtinë • 01.07.2025 — E.Xh. vs SShKUK
REPUBLIKA E KOSOVËS • GJYKATA KOMERCIALE NË PRISHTINË

Aktvendim • Dhoma e Shkallës së Dytë — 01.07.2025

Refuzohet ankesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit; aktvendimi i shkallës së parë vërtetohet

Numri i lëndës: 2025:077511
Numri i dokumentit: 07461777
Data: 01.07.2025
Dhoma e Shkallës së Dytë Kryetar: Ramush Bardiqi Anëtarë: Krenar Berisha, Faton Bajrami
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA
1 (3)
2025:124230
Numri i lëndës: 2025:077511
Datë: 01.07.2025
Numri i dokumentit: 07461777
K.DH.SHK.II.nr.984/25
GJYKATA KOMERCIALE NE PRISHTINË-Dhoma e Shkallës së Dytë, në kolegjin e përbërë
nga gjyqtarët: Ramush Bardiqi kryetar, Krenar Berisha dhe Faton Bajrami anëtarë, në konfliktin
administrativ të paditësit-propozuesit E.Xh., BI, NNSH 'Toni S' - me seli në Prishtinë, e
përfaqësuar nga T. F., avokat, kundër të paditurave Sherbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i
Kosovës me seli ne Prishtinë me bazë juridike, anulimi i aktvendimit me propozim për shtyrjen
e ekzekutimit të vendimit kontestues të paditurës Nr. 966 te dt. 11.03.2025, vendimi duke
vendosur lidhur me ankesën e propozuesit-paditësit, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës
Komerciale, Dhoma e Shkalles se Parë-Departamenti për Çështje Administrative, nr.
KA.nr.211/25 të datës 12.05.2025, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 01.07.2025, mori
këtë:

 A K T V E N D I M
Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësit-propozuesit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit
kontestues E.Xh., BI, NNSH 'Toni S' - me seli në Prishtinë, ndërsa Aktvendimit i Gjykatës
Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë- Çështje Administrative, KA.nr.211/25 të datës
12.05.2025, Vërtetohet.

A R S Y E T I M
Me aktvendimin e ankimuar të gjykatës së shkallës së parë nr. KA.nr.211/25, është refuzuar si e
pabazuar kërkesa e paditësit-propozuesit E.Xh., BI, NNSH 'Toni S' për caktimin e masës së
përkohshme-pezullimin e ekzekutimit të vendimit të paditurës, derisa në nxjerrjen e vendimit
përfundimtar të procesit gjyqësor, sipas padisë së paditësit.

Kundër këtij aktvendimi ka ushtruar ankesë paditësi-propozuesi, për shkak të: vërtetimit të
gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe aplikimit të gabuar të drejtës materiale, me
propozim që gjykata të aprovoj ankesën si të bazuar të ndryshohet aktvendimi i atakuar, të
aprovohet propozimi i paditësit për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të paditurës Nr. 966 te
dt. 11.03.2025, derisa në nxjerrjen e vendimit përfundimtar të procesit gjyqësor, sipas padisë së
paditësit.

Kolegji i Dhomës së Shkallës së Dytë i Gjykatës Komerciale në Prishtinë, vlerësoi
ligjshmërinë e aktvendimit të ankimuar në kuptim të nenit 12 të Ligjit 08/L-015 për Gjykatën
Komerciale dhe nenit 194 të LPK-së, në drejtim të thënieve në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe
të shkresave tjera të lëndës gjen se: Ankesa është e pabazuar.

Duke shqyrtuar shkresat e lëndës, aktvendimin e ankimuar sipas ankesës së propozuesit-
paditësit, kolegji i kësaj gjykate, gjen se gjykata e shkallës së parë, pas shqyrtimit të propozimit
të paditësit për shtyrje e ekzekutimit të vendimit të paditurave, ka gjetur se propozimi i tillë
është i pabazuar, ngase paditësi, nuk e ka bërë të besueshme me asnjë provë të vetme pretendimin
e tij, se me ekzekutimin e vendimit të paditurit, i njëjti do t'i sillte dëm i cili vështirë do të
riparohej dhe se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja nuk do
ti sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, kusht ky
ligjor i cili duhet të provohet nga paditësi, për të shtyrë pastaj gjykata ekzekutimin e vendimit të
kontestuar. Andaj, gjykata gjatë vlerësimit të propozimit të paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të
vendimit të kontestuar, iu ka referuar dispozitave ligjore të nenit 100 par. 1 të Ligjit për Konfliktet
Administrative.

Kolegji i Dhomës së Shkallës së Dytë, duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, pranon në tërësi
si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e tillë të gjykatës së shkallës së parë, nga se edhe sipas
vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate, në rastin konkret nuk janë plotësuar në mënyrë kumulative
kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë në nenin 22 par.2 të Ligjit
për Konfliktet Administrative.

Me këtë dispozitë juridike është paraparë që shtyrja mund të bëhet: nëse ekzekutimi i aktit
administrativ do t'i sillte dëm paditësit, i cili vështirë do të riparohej, kurse shtyrja nuk është në
kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja do t'i sillte ndonjë dëm palës kundërshtare
përkatësisht personit të interesuar. Në rastin konkret propozuesi-paditësi me ankesën e
ushtruar kërkon që të ndalohet ekzekutimi i aktvendimet e te paditurave, derisa në nxjerrjen e
vendimit përfundimtar të procesit gjyqësor, sipas padisë së paditësit.

Sipas vlerësimit të Dhomës së Shkallës së Dytë, dispozitivi i aktvendimit të atakuar është mjaft
i qartë, e në përputhje të plotë me arsyet e aktvendimit, duke qenë kështu në harmoni logjike dhe
juridike dispozitivi me arsyetimin. Duke i marrë parasysh këto pretendime ankimore të
propozuesit-paditësit, në ankesë, të cekura më gjerësisht si në ankesë, ndaj aktvendimit të
gjykatës së shkallës së parë, Kolegji vlerëson se te njëjtat janë jo të vërtetuara, të pamjaftueshme
dhe jo bindëse për tu aprovuar ankesa dhe për tu lejuar shtyrja e ekzekutimit të vendimit të
atakuar deri në vendosjen sipas padisë së paditësit. Ngase edhe vlerësimi i Kolegjit, është se
nuk janë përmbushur kushtet ligjore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ankimuar, siç
parashihet në nenin 100 të LKA-së, sepse, kërkesa tërësisht është e mbështetur në faktet që kanë
të bëjnë me çështjen kryesore, për të cilat gjykata do të vendosë në mënyrë meritore pas
administrimit të provave dhe shqyrtimit të kërkesëpadisë për anulimin e vendimit të kontestuar,
por të cilat tani nuk janë me ndikim për vlerësimin e besueshmërisë së kërkesës për shtyrjen e
ekzekutimit të vendimit të kontestuar. Demi konsiderohet i pariparueshëm vetëm nëse nuk mund
te zhdëmtohet ne mënyre te arsyeshme me ane te një kompensimi financiar

Mbi këtë gjendje të fakteve Kolegji gjene se, Dhoma e Shkalles se Parë-Departamenti për
Çështje Administrative në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar
dispozitat procedurale dhe materiale, me rastin e refuzimit të kërkesës së paditësit, me të
cilën ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve te paditurave, dhe se nuk është cenuar ligji në
dëm të ankuesit me rastin e refuzimit të propozimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të
kundërshtuar. Sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate aktvendimi i atakuar i gjykatës së
shkallës së parë, është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetimin e tij janë dhënë arsye të
mjaftueshme për faktet vendimtare të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Andaj, ankesa si e tillë
refuzohet, ndërsa aktvendimi i ankimuar vërtetohet si i drejtë dhe i ligjshëm.

Nga sa u tha më lartë e në bazë të nenit 209 par.1 nën (b) të LPK-së,u vendos si në dispozitiv të
kë tij aktvendimi.

 GJYKATA KOMERCIALE NË PRISHTINË
 Dhoma e Shkallës së Dytë
K.DH.SHK.II.nr.984/25 me datë 01.07.2025
 Kryetari i Kolegjit, gjyqtari
 Ramush Bardiqi
DISPOZITIV
Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësit-propozuesit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit kontestues E.Xh., BI, NNSH 'Toni S' - me seli në Prishtinë. Aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, KA.nr.211/25 të datës 12.05.2025 vërtetohet.
Publikuar: 01.07.2025 • Burim: Dokument gjyqësor publik