Zv.ndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, David Baker, viziton Kosovën për sigurinë rajonale
David Baker, Zv.ndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, Politika Evropiane dhe NATO-n, po qëndron në Kosovë, njofton Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe përpjekjet e përbashkëta për promovimin e sigurisë rajonale.
Ambasada amerikane thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.