Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë pas deklaratave të Medvedevit
Nëndetëse bërthamore e SHBA-së USS Connecticut

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ka urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore në rajone të përshtatshme pranë Rusisë, si reagim ndaj komenteve “shumë provokuese” të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, raporton “BBC”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump theksoi se veproi pasi deklaratat e Medvedevit tejkaluan kufijtë dhe mund të shkaktojnë pasoja të paqëllimta. Ai shtoi: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paqëllimshme. Shpresoj që kjo të mos ndodhë në këtë rast”.

Megjithatë, Trump nuk ka zbuluar saktësisht se ku do të pozicionohen nëndetëset bërthamore. Deklarata e tij vjen pas komenteve kërcënuese të Medvedevit, i cili është aktualisht zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, në përgjigje të ultimatumit të Trumpit për një armëpushim në Ukrainë, duke paralajmëruar për sanksione të ashpra.

Dmitry Medvedev ka kritikuar ashpër Trumpin, duke e akuzuar se po luan “lojën e ultimatumit me Rusinë” dhe duke paralajmëruar se çdo ultimatum është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Në postimet e tij të fundit, ai ka përmendur edhe kërcënime bërthamore duke iu referuar sistemit të kontrollit rus për sulmet hakmarrëse bërthamore.

Trump e ka cilësuar Medvedevin si “një ish-president të dështuar që mendon se është ende presidenti i Rusisë” dhe e ka paralajmëruar të ketë kujdes me fjalët, duke thënë se po hyn në një “territor shumë të rrezikshëm”.

Derisa Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini nuk kanë komentuar më tej deklaratat, situata mbetet e tensionuar, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit ndërkombëtar.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories