Çfarë është blogimi dhe mediat sociale?
Blogimi (angl. blogging) dhe mediat sociale janë mënyra të ndryshme të komunikimit digjital, të cilat ndonëse dallojnë në qëllimin dhe mënyrën e përdorimit, janë të ndërlidhura ngushtë në funksionin e tyre për të angazhuar audiencën në internet.
Blogimi
Blogimi mund të zhvillohet si një aktivitet rekreativ (hobi), por edhe si një aktivitet ekonomik me qëllim përfitimi (biznes). Blogimi është proces që nënkupton krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve të ndryshme si artikuj, fotografi apo materiale multimediale, në një faqe interneti.
- Karakteristikat e blogimit përfshijnë gjuhën joformale dhe një atmosferë të qetë.
- Përditësime të rregullta për të mbajtur audiencën të angazhuar.
- Këshilla dhe udhëzime për lexuesit.
- Një nivel i lartë i angazhimit të klientit.
Mediat sociale
Platformat e mediave sociale përdoren për përditësime të shpejta dhe ofrojnë formate të ndryshme me përmbajtje të shkurtër si tekst, fotografi, video etj. Ato janë të dizajnuara për komunikim të shpejtë dhe për një shtrirje të gjerë të audiencës.
Roli i tyre në marketing dhe prezencë digjitale
Pavarësisht këtyre dallimeve, si blogimi ashtu edhe mediat sociale, mund të shërbejnë si mjete të fuqishme për marketingun e përmbajtjes dhe ndërtimin e një prezence të qëndrueshme në mjedisin digjital.