IPK publikon raportin për përdorimin e radarëve nga Policia e Kosovës

IPK publikon raportin për përdorimin e radarëve nga Policia e Kosovës

IPK publikon raportin për përdorimin e radarëve nga Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar një Raport të inspektimit të jashtëzakonshëm që lidhet me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë nga njësitë e Policisë së Kosovës. Inspektimi është ndërmarrë me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, pas dyshimeve për mosndëshkim të kundërvajtësve nga disa zyrtarë policorë.

Gjatë inspektimit, IPK është fokusuar në fushën e “Përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”, ku janë identifikuar dobësi në mënyrën e pasqyrimit të të dhënave në gjoba krahasuar me shkeljet reale të evidentuara përmes radarëve.

Raporti evidenton katër lloje të mospërputhjeve ndërmjet të dhënave të radarëve dhe atyre në gjoba:

  • Shpejtësia në gjobë më e ulët se ajo e regjistruar në radar (55 nga 84 gjoba);
  • Shpejtësia e kufizuar e ndryshme në radar dhe në gjobë (23 raste);
  • Lloji i shkeljes në gjobë i ndryshëm nga ajo e matur (3 raste);
  • Gjobë e shqiptuar sipas nenit jo adekuat (3 raste).

IPK, si rezultat i këtyre gjetjeve, ka formuluar shtatë rekomandime për Policinë e Kosovës:

  • Hartimi i një udhëzuesi për përdorimin e pajisjeve matëse të shpejtësisë;
  • Mbajtja e trajnimeve shtesë për zyrtarët policorë;
  • Kontrolle të brendshme për saktësinë e të dhënave të futura në pajisje;
  • Eliminimi i praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave;
  • Përdorimi efektiv i automjeteve me pajisje inteligjente për kontroll të trafikut;
  • Monitorimi i shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara;
  • Zbatimi i praktikës së printimit të gjobave në momentin e shqiptimit.

IPK thekson rëndësinë e transparencës dhe saktësisë në procesin e shqiptimit të gjobave dhe thotë se zbatimi i këtyre rekomandimeve do të ndihmojë në rritjen e llogaridhënies dhe besimit të publikut në institucionet e rendit.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories