Aktgjykimi KO124/25 – Gjykata Kushtetuese: Konstituimi i Kuvendit nuk është përmbushur
Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Lënda është paraqitur nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë, të cilët kanë kontestuar mënyrën e zhvillimit të seancave të Kuvendit në prill dhe maj të vitit 2025.
Gjykata konstatoi se seanca konstituive e Kuvendit, e cila filloi më 15 prill 2025 dhe vazhdoi në datat 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe 1, 3 dhe 5 maj, nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, siç parashihet me nenin 66 dhe 67 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, procesi konsiderohet i papërfunduar në aspektin kushtetues.
Gjykata thekson se konstituimi i Kuvendit është një akt themelor që mundëson funksionimin e mëtejmë të pushtetit legjislativ, përfshirë procesin e ligjbërjes, mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes. Pa zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi nuk mund të veprojë si institucion funksional kushtetues.
Sipas aktgjykimit, të gjitha grupet parlamentare, përfshirë atë më të madh, kanë për detyrë që në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim të bashkëpunojnë për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Gjykata nënvizon se e drejta për të propozuar kandidatin për Kryetar është njëkohësisht një përgjegjësi institucionale për të mundësuar formimin e Kuvendit.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës obligon Kuvendin që, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, të përmbyllë procesin e konstituimit përmes zgjedhjes së organeve drejtuese. Aktgjykimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
On June 26, 2025, the Constitutional Court of the Republic of Kosovo issued Judgment KO124/25 regarding the constitutionality of the process of constituting the Assembly of Kosovo. The referral was submitted by MP Time Kadrijaj and ten other members of Parliament, challenging the legality of the Assembly sessions held in April and May 2025.
The Court concluded that the inaugural session of the Assembly, which began on April 15 and continued on April 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 and May 1, 3, and 5, has not been concluded due to the failure to elect the Speaker and Deputy Speakers as required under Articles 66 and 67 of the Constitution. Therefore, the constitution of the Assembly is considered incomplete.
The Court emphasized that the constitutional inauguration of the Assembly is a fundamental act that enables the legislative body to function, including lawmaking, oversight, and decision-making. Without electing its Speaker and Deputy Speakers, the Assembly cannot operate as a constitutional institution.
According to the judgment, all parliamentary groups, including the largest one, are obligated to cooperate constructively and in good faith to elect the Speaker and Deputy Speakers. The right to propose a candidate for Speaker is also a responsibility to enable institutional functionality.
The Court ordered the Assembly to complete the constitutional process of inauguration within thirty (30) days from the entry into force of the judgment by electing its leadership. The judgment is effective immediately and will be published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
0 Comments:
Post a Comment