Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë – Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, në bazë të Ligjit për Policinë, Ligjit të Punës, Ligjit për Barazi Gjinore, Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Udhëzimit Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, ka shpallur:
KONKURS
Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Vendi i punës:
Policia e Kosovës – 350 pozita të lira
Kriteret e aplikimit:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të jetë i moshës 18-30 vjeçar
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
- Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale
- Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale
- Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike
Testet përzgjedhëse:
- Testi me shkrim
- Testi i aftësive fizike
- Intervista
- Testi psikologjik
- Kontrollimi mjekësor
- Verifikimi i të kaluarës
Forma e aplikimit:
Aplikimi bëhet në dy mënyra:
- Online përmes www.kosovopolice.com (seksioni “Shpallje / Mundësi punësimi”)
- Fizikisht në zyrat e personelit të drejtorive rajonale ose në stacionet policore
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kopja e diplomës së shkollës së mesme (ose e nostrifikuar për shkollim jashtë vendit)
- Certifikata e gjendjes penale (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Certifikata e lindjes / ekstrakt i lindjes
- Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
- Një fotografi (5x5)
Dorëzimi i aplikacionit:
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë Jugu, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Gjakovë, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00.
Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë:
- Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat
- Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave
- Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe të mbajë rendin publik
- Të zbulojë dhe hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre
- Të mbikëqyrë sigurinë në komunikacion
- Të menaxhojë kufirin shtetëror
- Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore
- Të kryejë detyra të tjera të përcaktuara me ligj
Masat afirmative për barazi gjinore:
Policia e Kosovës do të zbatojë masa të përkohshme afirmative për promovimin e barazisë gjinore dhe rritjen e përfaqësimit të zyrtareve gra. Kandidatet femra që kalojnë pragun 70% do të kenë përparësi në procesin e rekrutimit.
Afati për aplikim:
17.06.2025 deri me datën 07.07.2025
Kontakte për informata shtesë:
- 038-5080 lokali: 1002
- 038-504504 lokali: 1751
- 038/245-184 (ora 09:00 – 15:00)
“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacione nga të gjitha komunitetet.”
Ky artikull është publikuar nga keshillaligjore.com për të informuar qytetarët mbi të drejtat, mundësitë dhe procedurat ligjore të punësimit në sektorin publik.