Extradition of Liridon Masurica, Admin of BlackDB.cc, to United States
Date: May 14, 2025
Location: Tampa, Florida
U.S. Attorney Announces Extradition of Kosovo Citizen for Cybercrime
United States Attorney Gregory W. Kehoe announced the extradition of Liridon Masurica (33, from Gjilan, Kosovo), also known by the alias @blackdb. Masurica is charged with one count of conspiracy to commit access device fraud and five counts of fraudulent use of 15 or more unauthorized access devices. If convicted on all counts, he faces up to 55 years in federal prison.
Masurica was taken into custody by Kosovo authorities on December 12, 2024. He was extradited to the U.S. on May 9, 2025, under the U.S.–Kosovo extradition treaty. He made his initial court appearance in Tampa, Florida on May 12, 2025, before Magistrate Judge Lindsay Saxe Griffin and was ordered to remain in detention pending trial.
According to the indictment, Masurica served as the lead administrator of BlackDB.cc, a criminal online marketplace operating since 2018. The website sold stolen server credentials, credit card data, and other personally identifiable information (PII), primarily affecting U.S. citizens in the Middle District of Florida. The data purchased was used for illegal activities like tax fraud, credit card fraud, and identity theft.
An indictment is merely a formal charge. The defendant is presumed innocent until proven guilty in a court of law.
This case was investigated by the FBI in partnership with Kosovo Police’s Cybercrime Investigation Directorate. It is being prosecuted by Assistant United States Attorney Carlton C. Gammons. Key support was provided by the FBI Legal Attaché in Sofia and the U.S. Department of Justice’s Office of International Affairs, alongside Kosovo’s Special Prosecution Office.
Shtetet e Bashkuara Ekstradojnë Liridon Masuricën për Krime Kibernetike
Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Gregory W. Kehoe, ka njoftuar ekstradimin e Liridon Masuricës (33 vjeç, nga Gjilani, Kosovë), i njohur gjithashtu me pseudonimin @blackdb. Masurica akuzohet për një pikë akuze për konspiracion për mashtrim me pajisje aksesi dhe pesë akuza të tjera për përdorimin mashtrues të më shumë se 15 pajisjeve aksesi të paautorizuara. Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh burgim federal.
Masurica u arrestua nga autoritetet kosovare më 12 dhjetor 2024 dhe u ekstradua në SHBA më 9 maj 2025, në bazë të marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës. Ai u paraqit për herë të parë në gjykatën federale në Tampa, Florida, më 12 maj 2025, para gjykatëses Lindsay Saxe Griffin dhe u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në gjykim.
Sipas aktakuzës, Masurica ishte administratori kryesor i BlackDB.cc, një treg online kriminal që operonte që nga viti 2018. Ky portal ofronte për shitje të dhëna të vjedhura si kredenciale të serverëve, informata të kartelave të kreditit dhe të dhëna personale, kryesisht të qytetarëve amerikanë. Informacioni i blerë më pas përdorej për veprimtari të paligjshme si mashtrime tatimore, mashtrime me kartela krediti dhe vjedhje identiteti.
Një aktakuzë është vetëm një akuzë formale. I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë.
Rasti është hetuar nga FBI në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës dhe do të ndiqet penalisht nga Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Carlton C. Gammons. Ndihmë thelbësore ofroi Zyra e Atashatit Ligjor të FBI-së në Sofje dhe Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë së SHBA. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kontribuan gjithashtu në arrestimin dhe ekstradimin e Masuricës.