Pajtueshmëria me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për Mbikëqyrjen me Kamera

Pajtueshmëria me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për Mbikëqyrjen me Kamera

Pajtueshmëria me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për Mbikëqyrjen me Kamera

15 korrik 2024, Prishtinë

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmirësimit të sigurisë, dhe mbrojtjes së pronës, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore.

Bizneset që përdorin kamera për vëzhgim duhet që fillimisht:

  • Të bëjnë vlerësimin se është e nevojshme vendosja e kamerave dhe i njëjti veprim nuk mund të arrihet me mjete tjera, si psh: duke vendosur një ndriçim më të madh;
  • Të marrin vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do të përshkruajnë qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktojnë personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve (vini re, LMDhP ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (1) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime);
  • Të informojnë personat e mbikëqyrur: të vendosin njoftime të dukshme që informojnë individët se zona është nën vëzhgim,
  • Të përcaktojnë qëllimin dhe legjitimitetin: të sigurojnë që përdorimi i kamerave të jetë për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, si përmirësimi i sigurisë dhe parandalimi i krimeve,
  • Të njoftojnë në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre,
  • Të mbrojnë të dhënat personale: të sigurojnë që të dhënat e mbledhura nga kamerat janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuara dhe të përpunohen në mënyrë të ligjshme,

Agjencia kërkon nga bizneset që të ndërmarrin veprime për vendosjen e këtyre masave që janë esenciale për të siguruar që bizneset të respektojnë të drejtat e privatësisë së individëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre.

Juristi.blog

Author & Editor

Has laoreet percipitur ad. Vide interesset in mei, no his legimus verterem. Et nostrum imperdiet appellantur usu, mnesarchum referrentur id vim.

0 Comments:

Post a Comment