Projektligji për Noterinë u miratua në lexim të parë


Prishtinë, 22/02/2024 - Në Kuvendin e Republikës së Kosovës deputetët me shumicë votash miratuan në lexim të parë Projektligjin për Noterinë.

Sipas këtij Projektligji parashihen ndryshime dhe avancime që i kontribuojnë profesionalizmit në shërbimin noterial, digjitalizimit në shërbime noteriale, efikasiteti i shtuar në shërbime, forcimi i sistemit disiplinor të noterëve me anë të themelimit të Komisionit të pavarur Disiplinor në përbërje nga dy gjyqtarë dhe një noter, etj.

Po ashtu, përmes këtij Projektligji parashihet mundësimi i mbajtjes së Regjistrit Elektronik të Testamenteve nga Oda nën mbikëqyrjen e Ministrisë.


Ky lajm është nga Ministria e Drejtësisë.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories