Pyetje dhe Përgjigje
"Orari i plotë i punës" sipas nenit 20 përcakton periudhën kohore gjatë së cilës punësuesi kryen punë ose shërbime, dhe kufizohet në dyzet (40) orë në javë, nëse nuk është përcaktuar ndryshe.
Orari jo i plotë i punës, sipas nenit 21, është orar pune më i shkurtër sesa orari i plotë i punës, dhe marrëdhënia e punës mund të themelohet me një orar të tillë në kohë të caktuar dhe të pacaktuar. I punësuari i cili punon me orar jo të plotë gëzon të drejtat dhe detyrimet e një punësuesi me orar të plotë, në proporcion me orët e punës që ka kryer.
"Orari i shkurtuar i punës" sipas nenit 22 caktohet për punët dhe detyrat për të cilat, pavarësisht masave mbrojtëse, punëtori nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme për shëndetin e tij. Orari shkurtohet në përpjesëtim me rrezikshmërinë e punës, dhe kufizohet në njëzet (20) orë në javë për punët me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Reduktimi i orarit të shkurtuar të punës mund të bëhet më së shumti deri në 20 orë në javë, dhe kriteret për këtë përcaktohen nga organi kompetent në bazë të analizës profesionale, ligjit, Kontratës Kolektive dhe Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit.
0 Comments:
Post a Comment