Kur nuk konsiderohet vazhdimi i punësimit si ndërprerje e marrëdhënies së punës?

 Kur nuk konsiderohet vazhdimi i punësimit si ndërprerje e marrëdhënies së punës?



Vazhdimi i punësimit të të punësuarit nuk konsiderohet si ndërprerje e marrëdhënies së punës në rastet e mëposhtme:

1.1. Pas shfrytëzimit të pushimit vjetor, pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë, ose çfarëdo pushimi tjetër të marrë në përputhje me ligjin.

1.2. Pas suspendimit nga vendi i punës me ose pa pagesë, në përputhje me ligjin.

1.3. Ndërmjet ndërprerjes së kontratës së punës dhe datës së rikthimit efektiv sipas vendimit të gjykatës ose organit të ngjashëm në përputhje me këtë ligj.

1.4. Me pëlqimin e punëdhënësit.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories