Kalo te përmbajtja
✉ info@keshillaligjore.com  ·  Kosovë · Shqipëri · Maqedoni

Konkurs për Bashkëpunëtor Profesional, pesëmbëdhjetë (15) vende pune

Juristi.blog − min lexim

 

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:

K O N K U R S

I.          Bashkëpunëtor Profesional, pesëmbëdhjetë (15) vende pune

Prokuroria Themelore Prishtinë, dy (2) pozita Prokuroria Themelore Prizren, pesë (5) pozita Prokuroria Themelore Pejë, tri (3) pozita Prokuroria Themelore Mitrovicë, dy (2) pozita Prokuroria Themelore Gjakovë, dy (2) pozita Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozitë

 

Referenca:                               KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ– 023

Emri pozitës:                          Bashkëpunëtor Profesional

Pozita:                                     Pozitë e karrierës

Niveli:                                     Profesional

Raporton tek:                         Administratori i Prokurorisë

Numri i pozitave:                  Pesëmbëdhjetë (15)

Koeficienti:                             9

Akti i emërimit:                      Pa afat

Puna provuese:                      12 muaj

Vendi:                                     Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan

Qëllimi i vendit të punës:

Bashkëpunëtori profesional, ofron mbështetje profesionale për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të prokurorit të shtetit, përmes hulumtimit, këshillimit dhe hartimit të akteve ligjore në fushëveprimtarinë e institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Detyrat  dhe përgjegjësitë kryesore:

Zhvillon dhe arrinë pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e procedurave përkatëse, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;

Kryen detyrat e parapara me plan të punës të miratuar në përputhje me ligjin, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;

Bënë hulumtime ligjore, analiza, vlerësim të opcioneve dhe rekomandon për shqyrtim dokumentacionin me mbikëqyrësin e lëndës detyrën dhe aktet e specializuara për miratim,

Mbështetë prokurorët në ushtrimin e funksionit të tyre;

Merr pjesë në cilësinë e eskspertit në seanca dëgjimore dhe në seanca gjyqësore kur kjo i kërkohet;

Kujdeset për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare lidhur me lëndët dhe informatat të cilat I bëhen të ditura gjatë punës;


Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojes edhe me autoritetet e jashtme, gjithnjë duke u kujdesur për paraqitje të denjë të institucionit;

Kryen  çdo  detyrë  tjetër  në  fushën  profesionale  specifike  në  përputhje  me  ligjet  dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arësyeshme kohë pas kohe.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga fusha Juridike;

Njohuri të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point, etj ).

Shkathtësi  për  shqyrtimin  e  lëndëve,  hartim  të  propozim  akuzave,  aktakuzave  dhe shkresave tjera të nevojshme;

I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme; Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te;

Aftësia për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi: Diplomë universitare, Fakulteti Juridik. Provimi i jurisprudencës.

Përvoja e Punës:

3 vite përvojë pune profesionale.

 

·   Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, duke filluar nga data 28.09.2022 deri me datë 12.10.2022 si datë e mbylljes së konkursit.

·   Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org

·   Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.

·   Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.

·   Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

·   Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

·   Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

-          Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

-          Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

-          “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

·   Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

-          Dëshminë e kualifikimit shkollor;

-          Dëshmi mbi përvojën e punës;

-          Dëshmi e trajnimeve;

-          Dy rekomandime (nëse keni);

-          Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);

-          Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;

-          Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.

·   Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

1