TARGAT PROVUESE
Lëshimi i targave provuese nuk nënkupton regjistrim të automjetit. Dhënia e targave provuese është mundësi për kyçje në komunikacionin rrugor për kohën e përcaktuar.
Targat provuese mund të lëshohen për automjete motorike dhe bashkëngjitëse. Me rastin e dhënies së targave provuese, palës i lëshohet një vërtetim nga DRA.
Targat provuese jepen nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve sipas kërkesës së pronarit të automjetit, në këto raste:
- Për automjete të reja.
- Për automjete të përdorura dhe të riparuara me të cilat kryhet vozitja provuese për testimin e automjetit dhe gjendjes së tij.
- Automjetet që lëvizin nga selia e ndërmarrjes prodhuese deri në selinë e ndërmarrjes që i shet.
- Për automjetet që lëvizin në panaire, auto sallone për qëllim të shitjes.
- Automjetet që lëvizin për t’i dërguar në kontrollim teknik të cilave iu ka skaduar regjistrimi.
Për lëshimin e targave provuese kërkohen këto dokumente:
- Dëshmia mbi pronësinë.
- Kërkesa për lejimin e targave provuese.
- Dëshmia mbi pagesën e taksave administrative.
- Pagesa e targave provuese.
- Dëshmia mbi pagesën e sigurimit ndaj palëve të treta.
Targat provuese lëshohen me afat deri në 15 ditë. Mund të lëshohen sipas kërkesës së palës në QRA më të afërt me pikën kufitare të hyrjes së mjetit motorik.
Përjashtimisht paragrafit 5 të këtij neni, Ministri me një vendim mund t’i përcaktoj targat provuese edhe me një afat më të gjatë kohor.
Në raste të veçanta targat provuese mund t’i lëshoj edhe Policia Kufitare.