Transferimi i Lëndëve

Transferimi i Lëndëve

TRANSFERIMI I LËNDËVE

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase, qytetarëve iu mundësohet transferimi i lëndëve sipas vendbanimit.

Me rastin e transferimit të lëndëve pala është e obliguar t’i kthej targat e automjetit në QRA-në ku i ka marrë targat e fundit, përjashtuar kur transferimi i lëndës bëhet në kuadër të rajonit të njëjtë.

Me rastin e shitblerjes apo ç’regjistrimit të automjetit, pronari i automjetit ka të drejtë t’i mbajë targat edhe pas shitjes së automjetit, në afatin brenda (60) ditësh, përjashtimisht rasteve për targat zyrtare të institucioneve shtetërore.

Nëse pala në automjetin e ri të cilin do ta regjistroj dëshiron t’i mbajë targat e njëjta (të ruajtura), lirohet nga taksa administrative për targa.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories