NDËRRIMI I PRONARIT TË AUTOMJETIT
Në rast të ndërrimit të pronarit, pronarit të ri i kërkohen këto dokumente:
- Kërkesa për ndërrim pronari.
- Kontrata e shitblerjes apo dokument tjetër të vërtetuar nga gjykata ose nga noteri që dëshmon mbi fitimin e pronësisë në pajtim me ligjin, apo me rastin e vdekjes së pronarit të automjetit aktin noterial mbi kalimin e pronësisë.
- Certifikata e regjistrimit të automjetit, e pronarit paraprak.
- Polica e sigurimit në emër të pronarit të ri me dëshmi për pagesën e kryer.
- Certifikatën mbi konfirmimin e rregullsisë teknike në emër të pronarit të ri, nëse automjeti nuk ka vazhdim.
- Dokumentin e identifikimit personal të shitësit dhe blerësit, kurse në rastin kur kontrata e shitblerjes vërtetohet nga gjykata ose noteri, dokumentet e identifikimit nuk janë të domosdoshme.
- Për institucionet shtetërore nevojitet dëshmia mbi transferin e automjetit.