Faturat e Njëanshme dhe Përmbarimi: Çfarë Vendosi Gjykata Komerciale?
Një vendim i fundit nga Gjykata Komerciale e Kosovës ka sqaruar një dilemë të madhe që prek mijëra marrëdhënie kontraktuale: A mundet një faturë e thjeshtë, e papranuar nga debitori, të shërbejë si bazë për bllokimin e llogarive nga përmbaruesi?
Thelbi i Çështjes: Telekomi i Kosovës vs. Shkolla Fillore "Minatori"
Në rastin KPPP.nr.438/25, Telekomi i Kosovës kishte iniciuar procedurë përmbarimore kundrejt një institucioni arsimor për një borxh prej 88.50€. Përmbaruesi privat kishte lëshuar urdhrin për pagesë duke u bazuar në një faturë dhe kartelë të llogarisë.
Megjithatë, Gjykata Komerciale, me gjyqtarin Arnis Dumani, mori një vendim që mbron integritetin e dokumenteve të besueshme.
Pse Fatura nuk u konsiderua "Dokument i Besueshëm"?
Sipas Ligjit për Procedurën Përmbarimore (LPP), që një faturë të shërbejë për përmbarim, ajo duhet të jetë e përshtatshme. Gjykata konstatoi se:
- Fatura ishte lëshuar në mënyrë të njëanshme nga kreditori.
- Nuk kishte dëshmi se debitori e kishte pranuar atë faturë.
- Mungesa e nënshkrimit të pranuesit bën që dokumenti të mos ketë "tipare të përmbarueshmërisë".
Mbrojtja Ligjore: Çfarë duhet të bëni nëse ju vjen një Urdhër i tillë?
Nëse përballeni me një urdhër përmbarimor për borxhe që pretendoni se nuk i keni pranuar ose nuk keni marrë faturë për to, ju duhet të ushtroni PRAPËSIM brenda afatit ligjor. Siç e tregon ky rast, Gjykata Komerciale po mban një qëndrim strikt: Pa dëshmi të pranimit të detyrimit, nuk ka përmbarim të detyrueshëm.
Keni nevojë për ndihmë me një procedurë përmbarimore?
Mos lejoni që llogaritë tuaja të bllokohen padrejtësisht. Konsultohuni me ekspertët tanë!
Na Kontakto Këtu