Taksat gjyqesore

UA 03/2025 - Versioni i Plotë Integral

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 03/2025

PËR UNIFIKIMIN E TAKSAVE GJYQËSORE

Nenet 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10

I. Rregullat, Pagesa dhe Lirimet

Mënyra: Nën 5€ në arkë, mbi 5€ në bankë. Dëshmia e pagesës bashkëngjitet me parashtresën.

Afati (Neni 7): Nëse nuk paguhet brenda 15 ditëve pas urdhëresës, parashtresa shpallet e tërhequr.

Lirimet (Neni 8): Asistenca sociale, Veteranët/Invalidët e luftës, Viktimat e dhunës seksuale të luftës, Personat me aftësi të kufizuara.

Lëndët pa taksë (Neni 9): Alimentacioni, besimi i fëmijës, vërtetimi i atësisë/mëmësisë, kontestet e punës (vetëm kërkesat jo-monetare).

Neni 11

II. Tarifat Civile & Administrative

Vlera e KontestitTaksa (Padi/Kundërpadi)
0 - 5,000 €60.00 €
5,001 - 25,000 €150.00 €
25,001 - 50,000 €200.00 €
50,001 - 100,000 €300.00 €
Mbi 100,000 €350 € + 60 € (për çdo 5k shtesë)

Maksimumi i taksës: 2,500.00 €.

Mjetet e goditjes (11.10): Ankesa/Revizioni paguhet 50% e taksës fillestare.
Neni 12 & 15

III. Dhoma e Posaçme & Apeli AKP

  • Privatizimi / Pronësore: 350.00 € (pavarësisht vlerës).
  • Lista e punëtorëve: 50 € për paditës (Max 1,000 €).
  • Ankesat në Kolegjin e Apelit: 50% e taksës së shkallës së parë.
  • Pagat e papaguara (Neni 12.1.2):
    • Deri 1,000 €: 25.00 €
    • 1,001 - 5,000 €: 100.00 €
    • Mbi 5,000 €: 200.00 €
Neni 13

IV. Gjykata Komerciale

Vlera e KontestitTaksa
0 - 25,000 €200.00 €
25,001 - 50,000 €300.00 €
50,001 - 100,000 €500.00 €
100,001 - 500,000 €1,000.00 €
Mbi 500,000 €1,000 € + 200 € (për çdo 25k shtesë)

Maksimumi: 10,000.00 €.

Falimentimi: Hapja (200€), Riorganizimi/Likuidimi (500€).

Neni 14

V. Shërbimet e Arkivës, Certifikatave dhe Përkthimeve

Vërtetim / Certifikatë / Dëshmi10.00 €
Certifikata për biznese20.00 €
Vula Apostille (Gj. e Rregullt)10.00 €
Vula Apostille (Gj. Komerciale)40.00 €
Shikimi i dosjeve (para vitit 2000)40.00 €
Shikimi i dosjeve (pas vitit 2000)20.00 €
Përkthimi i dokumentit (për faqe)10.00 €
Fotokopje / Skanim (për faqe)0.50 €

VI. Dispozitat Finale dhe Kalimtare

Neni 16: Nga data e hyrjes në fuqi, palët NUK paguajnë taksë për marrjen e aktvendimeve apo aktgjykimeve në asnjë instancë.

Neni 17 & 18: Për lëndët para vitit 2026 zbatohet tarifori i vjetër (2017). Ky udhëzim i ri fillon së zbatuari më 1 janar 2026.

© 2026 KGJK - Sistemi i Unifikuar i Taksave Gjyqësore

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories