Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës
Sqarim për opinionin publik lidhur me Aktgjykimin P.A.nr.16/2025
Gjykata Supreme e Kosovës njofton opinionin publik se, në lidhje me aktgjykimin P.A.nr.16/2025, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Efekti Juridik dhe Zbatimi
Këto nene rregullonin procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve. Pas nxjerrjes së aktgjykimit, vendimi i është dorëzuar palëve dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare, duke marrë efekt të plotë juridik.
Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë. Përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera.