Mësimdhënësi në Prishtinë deklarohet i pafajshëm për akuzën e përdhosjes së flamurit

Mësimdhënësi në Prishtinë deklarohet i pafajshëm për akuzën e përdhosjes së flamurit

Mësimdhënësi në Prishtinë deklarohet i pafajshëm për akuzën e përdhosjes së flamurit

Publikuar: Sot • Kategoria: Aktualitet • Burimi: Gjykata Themelore Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportën e mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin. Palët, po ashtu, dhanë fjalët hyrëse në këtë gjykim.

Avokati Muhamet Mujaj, mbrojtës i të akuzuarit, propozoi që i gjithë procesi gjyqësor të zhvillohet pa praninë e publikut. Ai argumentoi se ndaj klientit të tij është krijuar një “gjyq publik” dhe se në shkresat e lëndës përmenden fëmijë. Sipas tij, mbyllja e seancës do të parandalonte tensionet dhe përçarjet e panevojshme në opinion.

Prokuroria kundërshton mbylljen e seancës

Prokurori special Bekim Kodraliu kundërshtoi këtë propozim, duke theksuar se vepra penale është kryer publikisht dhe se një nga provat është siguruar përmes mediave. Ai shtoi se qëllimi i procesit është të përmbyllet gjykimi me konkluzione të qarta.

Pas dëgjimit të palëve, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leon Përlaska refuzoi kërkesën për mbylljen e seancës, duke bërë të ditur se gjykata do të vlerësojë ndjeshmërinë e çështjeve me iniciativë zyrtare gjatë procesit.

I akuzuari deklarohet i pafajshëm

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kodraliu, i akuzuari Muhamed Hajredinaj deklaroi se është i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.

Fjalët hyrëse: Prokuroria pretendon prova të qarta

Seanca vazhdoi me fjalët hyrëse të palëve. Prokurori Kodraliu tha se provat gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetojnë se i akuzuari ka kryer veprën penale, duke kërkuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, dëshmitari okular, drejtori i shkollës F.B., pritet të deklarojë se i pandehuri kishte hedhur flamurin kombëtar dhe plisin shqiptar në shportë të mbeturinave në ditën e festës së Flamurit. Prokurori shtoi se veprimet janë kryer për shkak të pikëpamjeve fetare të të akuzuarit dhe se ai kishte larguar nga ora e mësimit një nxënëse vetëm pse ishte e veshur për programin festiv.

Gjykata Themelore Prishtinë Përdhosja e flamurit Muhamed Hajredinaj Aktakuzë Shqyrtim gjyqësor Lajme

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories