Çka duhet të keni me vete për hyrje në zonën Schengen
Pasaportë biometrike
E vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së planifikuar të kthimit nga zona Schengen. Shembull: nëse hyn më 1 maj dhe kthehesh më 20 maj, pasaporta duhet të vlejë të paktën deri më 20 gusht.
Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit
Ftesë, rezervim hoteli, ose dokument tjetër që tregon arsyen e udhëtimit.
Dëshmi mbi qëndrimin
Rezervimi i hotelit ose adresë ku do të qëndroni.
Detajet e udhëtimit
Bileta kthyese, plani i udhëtimit, ose dokument tjetër që tregon se do të ktheheni.
Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare
Llogari bankare, kartë krediti, ose dokument që provon se mund të përballoni shpenzimet gjatë qëndrimit.
Udhëtoni me veturë?
💡 Kjo listë është për përdorim tuajin personal dhe nuk ruan të dhënat.
- Leje qarkullimi e vlefshme.
- Sigurimi ndërkombëtar (Green Card).
- Patentë shoferi e vlefshme për BE.
- Kontrolloni kufizimet e qarkullimit për qytete të mëdha (p.sh. ZBE në Francë, Gjermani).