Xhamat e Hijezuar në Automjete
Xhamat e hijezuar mund t’i gëzojnë të gjithë qytetarët vetëm për ato automjete të cilat si të tilla janë të prodhuara nga vetë prodhuesi i mjetit motorik.
Evidentimi i posedimit të xhamave të hijezuar pas konstatimit të gjendjes teknike shënohet në CRA (Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve) në rubrikën “shënime”.
Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjeteve është e ndaluar, përveç rasteve kur përcaktohet me vendim të Ministrit të MPB-së.