Rishtazi gjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase
08.09.2025 - Krenare Ferati
Shqip
Më 08.09.2025 në Gjykatën e Prishtinës ka filluar rishtazi gjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar se ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë të dashurën e tij argjentinase, e cila më pas ka vdekur.
Endrit Nika nga Prokuroria akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K.U., e kishte nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Viktima pësuar lëndime të rënda trupore dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ajo ndërroi jetë në QKUK.
Gjyqtari Gazmend Bahtiri njoftoi se gjykimi është rishtazi për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, pasi gjyqtarja Medie Bytyqi është avancuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me pëlqimin e palëve, aktakuza u konsiderua e lexuar. I akuzuari përsëri nuk e pranoi fajësinë.
Seanca përfshiu dëgjimin e ekspertit të inxhinierisë mekanike, Naser Lajqi, i cili deklaroi se thyerja e xhamit ka ndodhur nga rënia e kornizës dhe jo brenda dhomës. Ai konfirmoi se nuk ishte e mundur që viktima të kishte nxjerrë vetë dritaren.
Seanca e ardhshme është caktuar për në tetor 2025, kur do të dëgjohet eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu. Prokuroria po përfaqësohet nga Armend Hamiti.
Español (Argentina)
El 08.09.2025, en el Tribunal de Pristina, comenzó nuevamente el juicio contra Endrit Nika, acusado de arrojar desde el sexto piso de un hotel en Fushe Kosovo a su novia argentina, quien posteriormente falleció.
Endrit Nika está acusado por la Fiscalía de que, tras un desacuerdo previo con su novia, con la intención de privarla de la vida, sacó el marco de la ventana y la arrojó desde la habitación del hotel en el sexto piso. La víctima sufrió graves lesiones y, a pesar de recibir tratamiento médico, falleció en QKUK.
El juez Gazmend Bahtiri informó que el juicio se reinicia debido al cambio en la composición del tribunal, ya que la jueza Medie Bytyqi fue ascendida al Departamento Especial del Tribunal Básico de Pristina. Con el consentimiento de las partes, se consideró leída la acusación. El acusado nuevamente no admitió culpabilidad.
La audiencia incluyó la declaración del experto en ingeniería mecánica, Naser Lajqi, quien indicó que la rotura del vidrio ocurrió por la caída del marco y no dentro de la habitación. Confirmó que no era posible que la víctima sacara la ventana por sí misma.
La próxima audiencia está programada para octubre de 2025, cuando se escuchará al experto médico-forense Arsim Gërxhaliu. La fiscalía está representada por Armend Hamiti.