Ri regjistrimi i automjetit
Dokumentet e nevojshme
- Certifikata e regjistrimit të automjetit, e ç ‘lajmëruar; (CRA e ç’ regjistruar).
- Certifikata e kontrollës teknike.
- Polica e sigurimit dhe dëshmia mbi pagesën.
- Pagesa e taksave administrative sipas vendimit mbi tarifat Nr.210/2015.
- Në rast të ndërrimit të pronarit kërkohet kontrata e shitblerjes, kontrata mbi dhuratën, akti i trashëgimisë, dokumenti me anën e të cilit është fituar pronësia.
- Automjetet që shiten në ankand publik të cilat më parë janë konfiskuar nga organet kompetente, mund të ri regjistrohen me vendim ekzekutiv të gjykatës, vendimin e organeve të ndjekjes, si dhe aktin e shitblerjes të Shërbimit Doganor të Kosovës.
- Për automjetet që më parë janë ç ‘lajmëruar dhe duhet të bëhet bartja e pronësisë, edhe nëse blerësi i takon një komune tjetër, mund të ri regjistrohet në QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) në bazë të vendbanimit ose vendqëndrimit të qytetarit.
- Automjetet e ç ‘lajmëruara mund ta bëjnë ri regjistrimin duke përfshirë taksat për ri regjistrim.
Legalizimi i automjeteve
Automjetet të cilat për një arsye apo tjetër janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt i nënshtrohen procesit të legalizimit, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore.