Dokumentacioni i nevojshëm për vazhdimin e regjistrimit të automjetit

Dokumentacioni i nevojshëm për vazhdimin e regjistrimit të automjetit

Dokumentacioni i nevojshëm për vazhdimin e regjistrimit të automjetit

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR VAZHDIMIN E REGJISTRIMIT TË AUTOMJETIT ËSHTË
  • Certifikata e regjistrimit të automjetit, CRA.
  • Certifikata e rregullsisë teknike e automjetit.
  • Polica e sigurimit dhe dëshmia e pagesës në bankë, ndërsa për institucionet shtetërore dhe kompanitë publike nevojitet vetëm marrëveshja në mes të kompanisë dhe institucioneve (profaktura e sigurimit).
  • Prezantimi i dokumentit të identifikimit të pronarit.
  • Dëshmia mbi pagesat e taksave.

Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit mund të bëhet maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit të afatit të regjistrimit të mëparshëm.

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve është e obliguar të bëj vazhdimin e regjistrimit të automjetit nga data e skadimit të afatit të regjistrimit.

Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditë nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit, pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në vendimin për tarifa.

Ky artikull përmban listën zyrtare të dokumentacionit të nevojshëm për vazhdimin e regjistrimit të automjetit në Kosovë.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories