Aktvendim i Dhoma e shkallës së dytë — 02.07.2025
Refuzohet si i pabazuar ankesa e debitorit N.T.P. Fidani-L; aktvendimi i shkallës së parë vërtetohet
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA 1 (4) 2025:110990 Numri i lëndës: 2022:016429 Datë: 02.07.2025 Numri i dokumentit: 07479768 Kom.Dh.Shk.II.nr.640/25 GJYKATA KOMERCIALE E KOSOVËS, Dhomat e shkallës së dytë, me gjyqtar individuale Faton Bajrami, në çështjen përmbarimore të kreditorit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës - Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit, me seli në Prishtinë, kundër debitorit N.T.P. Fidani-L, me NUI: 810215394, me seli në Baballoq, Deçan, sipas autorizimit e përfaqëson Leutrim Syla, avokat nga Prishtina, në çështjen përmbarimore, për shkak të borxhit në bazë të dokumentit përmbarimor, duke vendosur lidhur me ankesën e debitorit, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Komerciale, Dhomat e shkallës së parë, Departamenti për Çështje Ekonomike KPPP.nr.1475/24 të datës 28.02.2025, më datën 02.07.2025, mori këtë: A K T V E N D I M REFUZOHET si e pabazuar ankesa e debitorit N.T.P. Fidani-L, me seli në Baballoq, Deçan, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e shkallës së parë, Departamenti për Çështje Ekonomike KPPP.nr.1475/24 të datës 28.02.2025, VËRTETOHET. A r s y e t i m Gjykata Komerciale, Dhomat e shkallës së parë, me aktvendimin e atakuar, KPPP.nr.1475/24 të datës 28.02.2025, në dispozitiv e ka refuzuar si të pabazuar prapësimin e debitorit të përmbarimit N.T.P. Fidani-L, me seli në Baballoq, Deçan, i ushtruar kundër urdhrit për lejimin e përmbarimit numër P.nr.207/21 të datës 23.07.2021 i lejuar nga Përmbaruesi Privat Shpend Ahmetaj, dhe ky urdhër përmbarimor mbetet në fuqi. Ankesë ka paraqitur debitori, në afat ligjor debitori dhe atë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës përmbarimore, konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe arsyetimit të aktvendimin , me propozimin që Gjykata Komerciale, Dhomat e shkallës së dytë ta aprovoje në tërësi si të bazuar ankesën e debitorit , urdhri për lejimin e përmbarimit P.nr.207/21 të datës 23.07.2021, të refuzohet si i pabazuar dhe jo i mbështetur në ligj dhe për këtë çështje të vendoset ne kontest juridiko civil pranë Gjykatës Kompetente. Përgjigje në ankesë nuk ka parashtruar kreditori. Numri i lëndës: 2022:016429 Datë: 02.07.2025 Numri i dokumentit: 07479768 2 (4) 2025:110990 Gjyqtari individual i Gjykatës Komerciale – Dhoma e shkallës së dytë, i shqyrtoi shkresat e lëndës, aktvendimin e atakuar dhe pretendimet ankimore, në kuptim të nenit 3 par.2 të Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore si dhe në kuptim të nenit 194 të LPK-së, gjeti se: Ankesa e debitorit është e pabazuar. Nga shkresat e lëndës rezulton se kreditori, me datën 23.07.2021 ka paraqitur propozim për përmbarim ndaj debitorit, në bazë të dokumentit përmbarimor- Aktvendimit Nr.20/INS-ZA23 të datës 11.11.2020 për pagesën e ndëshkimit të gjobës në lartës prej 5,000.00€, i cili është dokument përmbarues në bazë të nenit 21 dhe 22 të Ligjit për Procedurës përmbarimorë. Përmbaruesi Privat, me Urdhrin Përmbarimor P.nr.207/21 të datës 23.07.2021, ka caktuar përmbarimin, duke vlerësuar se dokumenti përmbarimor Aktvendimit Nr.20/INS-ZA-23 të datës 11.11.2020, i plotëson kushtet për përmbarim. Ndaj këtij urdhri ka paraqitur prapësim debitori, duke e kundërshtuar në tërësi urdhrin për përmbarim, duke i propozuar Gjykatës që ta aprovoje prapësimin e debitorit si të bazuar dhe të shfuqizoje urdhrin përmbarimor në tërësi. Përgjigjen në prapësim ka parashtruar kreditori ndaj prapësimit të debitorit, duke i propozuar gjykatës që ta refuzoje prapësimin e debitorit si të pabazuar në tërësi dhe urdhrin përmbarimor P.nr.207/21 të datës 23.07.2021 të mbetet në fuqi. Gjykata Komerciale e Kosovës – Dhomat e shkallës së parë, me aktvendimin e atakuar KPPP.nr.1475/24 të datës 28.02.2025, në dispozitiv e ka refuzuar si të pabazuar prapësimin e debitorit të përmbarimit N.T.P. Fidani-L, me seli në Baballoq, Deçan, i ushtruar kundër urdhrit për lejimin e përmbarimit numër P.nr.207/21 të datës 23.07.2021 i lejuar nga Përmbaruesi Privat Shpend Ahmetaj, dhe ky urdhër përmbarimor mbetet në fuqi. Në arsyetim të aktvendimit të atakuar ka theksuar se pas analizimit të propozimit për përmbarim e konteston se i njëjti është lejuar mbi bazën e dokumentit përmbarimor Aktvendimit Nr.20/INS-ZA-23 të datës 11.11.2020 për pagesën e ndëshkimit të gjobës në lartës prej 5,000.00€. Po ashtu, Gjykata e shkallës së parë ka theksuar se në rastin konkret, në bazë të cila është lejuar urdhri për përmbarim i cili është bërë i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm me datën 03.12.2020, i plotëson kushtet e parapara me nenin 21 dhe 22 të LPP-së. Vlerësimin dhe qëndrimin juridik të gjykatës së shkallës së parë, Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale, e aprovon si të rregullt dhe të ligjshëm, për arsye se aktvendimi i atakuar nuk është përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2, pika b), g), j), k) dhe m), të LPK-së, dhe se drejtë është zbatuar e drejta materiale, e të cilat shkaqe ankimore gjykata e shkallës së dytë, në bazë të nenit 194 të LPK-së, i vlerëson edhe sipas detyrës zyrtare. Gjykata Komerciale – Dhoma e shkallës së dytë nuk i ka pranuar pretendimet ankimore për shkelje të dispozitave të ligjit të procedurës përmbarimore, pasi që gjykata e shkallës së parë duke vlerësuar drejtë provat të cilat i ka pasur në dispozicion në shkresat e lëndës të ofruara nga ndërgjyqësit, ka vendosur drejtë në dispozitiv të aktvendimit, duke dhënë arsye përkatëse në pjesën arsyetuese të aktvendimit të atakuar dhe drejtë ka aplikuar edhe Ligjin e Procedurës Përmbarimore. Numri i lëndës: 2022:016429 Datë: 02.07.2025 Numri i dokumentit: 07479768 3 (4) 2025:110990 Kjo gjykate vlerëson se ne rastin konkret Aktvendimit Nr.20/INS-ZA-23 të datës 11.11.2020 për pagesën e ndëshkimit të gjobës në lartës prej 5,000.00€, i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm me datën 03.12.2020, në bazë të së cilës është lejuar urdhri për përmbarim ,i plotëson kushtet për të qene dokument përmbarimor me titull ekzekutiv, sepse i përmban të gjitha elementet e kërkuara në përputhje me nenin 21 dhe 22 të LPP-së. Gjykata Komerciale, Dhomat e shkallës së dytë, vlerëson se dokumenti mbi të cilin është lejuar përmbarimi , Aktvendimi i Doganës së Kosovës, përben bazën juridike për caktimin e përmbarimit, pasi që paraqet titull ekzekutiv sipas nenit 21 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, në të cilin përcaktohet se “ Organi përmbarues e cakton, përkatësisht e zbaton përmbarimin vetëm në bazë të dokumentit përmbarues (titulus executionis) dhe dokumentit të besueshme, po qe se me këtë ligj nuk është parashikuar diçka tjetër” dhe nenit 22 par.1 pika 1.2 të LPP-së, me të cilin përcaktohen dokumentet përmbaruese siç janë “Vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi”. Gjithashtu sipas nenit 27 par. 1 të LPP-së përcakton se “Dokumenti përmbarimor është i përshtatshëm për përmbarim në qoftë se në të është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit”, pra janë treguar kreditori, debitorit, objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit. Në rastin konkret Aktvendimit Nr.20/INS-ZA-23 të datës 11.11.2020 për pagesën e ndëshkimit të gjobës në lartës prej 5,000.00€, i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm me datën 03.12.2020, pra përmbanë edhe elementet nga neni 36 par.1 të LPP-së ku përcakton se “Së bashku me propozimin për përmbarim, organit përmbarues i dorëzohet edhe dokumenti përmbarues, origjinal apo kopje e vërtetuar, me klauzolën e përmbarueshmëris për përmbarueshmëri “. Në këtë rast i përmban elementet e një vendimi të organit administrativ , dhe se e ka cilësinë e dokumentit përmbarues sipas nenit 21, 22, 27 par. 1 dhe 36 par.1, LPP-së. Andaj, Gjykata Komerciale – dhoma e shkallës së dytë vlerëson së gjykata e shkallës së parë drejte ka vendosur kur e ka refuzuar në tërësi prapësimin e debitorit, me arsyetimin se në bazë të shkresave të lendes rezulton se vendimi mbi të cilin përmbaruesi privat e ka lejuar urdhrin përmbarimor të debitorit me konkret Aktvendimit Nr.20/INS-ZA-23 të datës 11.11.2020 për pagesën e ndëshkimit të gjobës në lartës prej 5,000.00€, i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm me datën 03.12.2020, paraqet dokument përmbarimor në kuptim të dispozitave të LPP-së, për shkak se përmban vulën e ekzektueshmëris dhe plotfuqishmërisë, si dhe vendimi mbi bazën e të cilit është nxjerrë urdhri përmbarimor i plotëson kushtet në kuptim të nenit 22 par.1 të Ligjit për Procedurën Përmbarimor. Dhoma e shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale, i vlerësoi të gjitha pretendimet ankimore të debitorit por të njëjtat nuk ishin me ndikim për një vendim ndryshe, për çka vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi. Nëse pala debitorë për çfarëdo rrethane apo arsye pretendon se pala kreditore ka mundur ti shkaktohet apo mund ti shkaktohet çfarëdo lloji dëmi më rastin e mos kryerjes së përmbarimit sipas kësaj lënde, nuk ka pengesa ligjore që lidhur më këtë të drejtën e tij ta realizoj në kontest të rregullt pranë gjykatës kompetente. Andaj, duke marr parasysh pretendimet ankimore, të cilat konsistojnë ndaj aktvendimit të ankimuar, gjykata e shkallës se dytë konsideron se këto pretendimet ankimore janë të pabazuara, ngase nuk kemi të bëjmë me shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore, të cilat shkelje kjo gjykatë i vështron sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 194 të LPK-së, dhe as të Ligjit të Procedurës Përmbarimore. Andaj me të drejtë gjykata e shkallës Numri i lëndës: 2022:016429 Datë: 02.07.2025 Numri i dokumentit: 07479768 4 (4) 2025:110990 se parë e ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe e ka lënë në fuqi urdhrin për caktimin e përmbarimit të Përmbaruesit Privat, P.nr.207/21 të datës 23.07.2021. Nga të gjitha arsyet e paraqitura e në pajtim me dispozitat e nenit 208 dhe 209 paragrafi 1 pika b) të LPK-së lidhur me nenin 17 të LPP-së, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi. GJYKATA KOMERCIALE E KOSOVËS Dhoma e shkallës së dytë Kom.Dh.Shk.II.nr.640/25 dt.02.07.2025 Gjyqtar, Faton Bajrami
DISPOZITIV
REFUZOHET si e pabazuar ankesa e debitorit N.T.P. Fidani-L, me seli në Baballoq, Deçan. Aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e shkallës së parë, Departamenti për Çështje Ekonomike KPPP.nr.1475/24 të datës 28.02.2025 VËRTETOHET.