Misioni i KFOR-it vazhdon vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë
KFOR-i, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon vendosjen e shenjave të reja në zonat malore dhe pyjore përgjatë kufijve të Kosovës. Këto shenja kanë për qëllim të shënojnë qartë zonën e operacioneve të forcave dhe të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale nga persona ose automjete.
Në njoftimin e saj, KFOR thekson se do të vazhdojë me përpjekjet për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, duke përfshirë patrullimet e rregullta në veri të vendit dhe pranë Vijës Administrative Kufitare.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon, duke mbështetur paqen dhe parandalimin e incidentëve të mundshme në zonat kufitare.