Konkurs Pune: Zyrtar i Lartë Ligjor – Agjencia për Informim dhe Privatësi

Konkurs Pune: Zyrtar i Lartë Ligjor – Agjencia për Informim dhe Privatësi

Data e publikimit: 24.07.2025

Afati për aplikim: 25.07.2025 - 23.08.2025

Pozita e shpallur

Institucioni Vendi i punës Titulli Klasa Paga Nr. pozitave
Agjencia për Informim dhe Privatësi Departamenti Ligjor / Divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit Zyrtar i Lartë Ligjor Profesional 1 Koeficienti 6.25 1

Përshkrimi i punës

  • Mbështetje në hartimin e akteve normative, marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe memorandumeve të mirëkuptimit.
  • Rishikim dhe kontroll i punës së zyrtarëve tjerë të nivelit më të ulët profesional.
  • Përfaqësim i Agjencisë në procedura gjyqësore me autorizim.
  • Analizë, vlerësim dhe përmirësim i procedurave të brendshme ligjore.

Kriteret e përgjithshme për aplikim

  • Shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Zotësi e plotë për veprim.
  • Zotërimi i të paktën njërës nga gjuhët zyrtare.
  • Aftësi për të ushtruar detyrën përkatëse.
  • Pa dënime penale me dashje.
  • Pa masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucione publike.

Kërkesat formale dhe profesionale

  • Diplomë në drejtësi (minimumi 3 vite studimi).
  • Së paku 2 vite përvojë profesionale në fushën juridike.

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara

  • Njohuri të thella në hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
  • Njohuri në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.
  • Aftësi të avancuara të analizës, arsyetimit logjik dhe përfaqësimit profesional.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Kopje të letërnjoftimit ose certifikatës së shtetësisë.
  • Kopje të diplomës (ose dëshmi e nostrifikimit në rast se është nga jashtë).
  • Dëshmi të përvojës së punës (kontratë ose vërtetim nga punëdhënësi).
  • Çertifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).

Dëshmitë që kërkohen para emërimit

  • Certifikatë penale (jo më e vjetër se 6 muaj).
  • Dëshmi mjekësore për aftësinë për punë.
  • Dëshmi për zotësi të plotë dhe për mosndëshkim disiplinor aktual.

Procesi i vlerësimit të kandidatëve

  • Test me shkrim: maksimumi 70 pikë
  • Intervistë: maksimumi 30 pikë

Data e shpalljes së rezultateve

Lista e kandidatëve që kalojnë fazën e parë do të publikohet më së largu më datë 07.09.2025, përmes portalit për rekrutim elektronik.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm përmes portalit zyrtar: https://konkursi.rks-gov.net

Shënime të rëndësishme

  • Pas përzgjedhjes, bëhet verifikimi i dokumentacionit origjinal.
  • Komunitetet jo-shumicë, persona me aftësi të kufizuara dhe gjinia më pak e përfaqësuar gëzojnë të drejtën e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

Ref: RN00018303 | Kohëzgjatja: Emërim me afat të pacaktuar | Grupi: Grupi Ligjor

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories