Sipas Policisë së Kosovës, më 28.08.2025 njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas raportimit për një person pa shenja jete. Mjeku i emergjencës ka konfirmuar vdekjen, ndërsa me autorizim të prokurorit janë nisur hetimet. Rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është nënshtruar autopsisë në IML.

Mecinaj, 65 vjeç, kishte përfunduar mandatin si gjyqtar më 1 qershor 2025 pas pensionimit. Emri i tij ishte propozuar për lirim nga detyra më 28 maj 2025. Vdekja e tij ka sjellë reagime dhe nevojë për hetim të plotë të rrethanave.