Si ta padisni dikë që nuk jua kthen borxhin në Kosovë?
Nëse një person nuk ju kthen borxhin, edhe pse keni marrëveshje gojore ose të shkruar, mund të ngritni padi civile për kthimin e borxhit përmes gjykatës kompetente. Më poshtë i gjeni hapat dhe dokumentet e nevojshme.
Hapat që duhet ndjekur:
- Mblidhni provat: kontrata, mesazhe, transferë bankare, dëshmitarë.
- Përpiloni padinë: përshkruani borxhin, datat dhe kërkesën për kthim.
- Dorëzojeni në gjykatë: padi, prova dhe fatura e pagesës së taksës gjyqësore.
- Pritni ftesën: Gjykata cakton seancën dhe i dërgon ftesë borxhliut.
- Vendimi gjyqësor: Nëse vendoset në favorin tuaj, borxhliu obligohet të paguajë.
Sa zgjat procedura?
Mesatarisht 3 deri 12 muaj, në varësi të ngarkesës së gjykatës dhe reagimit të palës tjetër.
Çfarë nëse nuk paguan as pas vendimit?
Mund të kërkoni përmbarim përmes përmbaruesit privat që bllokon llogaritë ose pasuritë.
Ky artikull është informues. Për rastin tuaj konkret, konsultohuni me një jurist të licencuar.