Përdorimi i Emrit Tregtar pas Ndërrimit të Numrit Fiskal në NUI

Përdorimi i Emrit Tregtar pas Ndërrimit të Numrit Fiskal në NUI

Përdorimi i Emrit Tregtar pas Ndërrimit të Numrit Fiskal në NUI

Tani me ndërrimin e Numrit Fiskal në Numër Unik Identifikues (NUI), bizneseve individuale po u ndryshohet emri i biznesit, por po u mbetet aktiv edhe Emri Tregtar në Certifikatën e Regjistrimit. A është e pranueshme nga ATK nëse faturimi dhe kontratat vazhdojnë në Emrin Tregtar duke përditësuar vetëm NUI, apo duhet të bëhen në emrin e Biznesit që te bizneset individuale është emri i pronarit? Gjithashtu, në arkat fiskale, kur është afati i fundit për zëvendësimin e Numrit Fiskal me NUI?
Bazuar në nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, si dhe nenet 44 dhe 45 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, faturat tatimore duhet të përmbajnë të dhënat e sakta të shitësit dhe blerësit, përfshirë emrin zyrtar të biznesit dhe numrin identifikues.

Pas kalimit nga Numri Fiskal në Numër Unik Identifikues (NUI), bizneset individuale obligohen që në faturat zyrtare dhe kontratat të përdorin emrin ligjor të biznesit (emri i pronarit) së bashku me NUI.

Emri tregtar mund të vazhdojë të përdoret si element shtesë për qëllime tregtare ose brenda dizajnit të faturës, por nuk është i mjaftueshëm ligjërisht pa emrin zyrtar të biznesit.

Lidhur me arkat fiskale, ndërrimi nga NF në NUI nuk është i detyrueshëm, përveçse në këto raste:
  • Mbushje e kapacitetit të memories së modulit fiskal,
  • Dëmtim i memories,
  • Hyrje në regjimin e TVSH-së,
  • Ose në mënyrë vullnetare nga ana e tatimpaguesit.
Prandaj, për faturim të saktë:
  • Përdor emrin ligjor të biznesit (emrin e pronarit) në përputhje me Certifikatën e Regjistrimit;
  • Përdor NUI si numër identifikues;
  • Opsionalisht, mund të shfaqet edhe Emri Tregtar në dizajnin e faturës për qëllime praktike/tregtare;
  • Nuk ka afat të detyrueshëm për zëvendësimin e arkës fiskale për shkak të NUI, përveç rasteve të lartcekura.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories