Ngarkesa e Kundërt për Ndërtimtari dhe Gjeodezi
Ngarkesa e kundërt për TVSH në sektorin e ndërtimtarisë aplikohet vetëm kur përmbushen kriteret e përcaktuara në:
- Neni 70 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015;
- Neni 6 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016;
- Si dhe sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 05/2016.
Në rast se për të njëjtin projekt po ofroni edhe shërbime që nuk konsiderohen pjesë e ndërtimtarisë sipas NACE Rev.2 – si analizat apo shpimet gjeodezike – atëherë këto nuk përfshihen në skemën e ngarkesës së kundërt.
Këto duhet të faturohen me TVSH, sepse për to nuk zbatohet përjashtimi i ndërtimit sipas ligjit.
Rrjedhimisht:
- Faturat për punimet ndërtimore lëshohen pa TVSH (ngarkesë e kundërt);
- Faturat për analizat/shpimet geodezike lëshohen me TVSH.
Rekomandohet që faturimi të bëhet në mënyrë të ndarë për çdo shërbim:
- Një faturë për shërbimet ndërtimore që trajtohen me ngarkesë të kundërt (pa TVSH);
- Një faturë tjetër për analizat geodezike, me TVSH të përfshirë.
Baza ligjore është si vijon:
- Neni 70 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015;
- Neni 6 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016;
- Vendimi Shpjegues Publik Nr. 05/2016 i Administratës Tatimore të Kosovës.