Kupon Fiskal apo Faturë për Transaksione Biznes–Biznes?
Bazuar në Nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Nenin 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2018, të gjitha furnizimet që ndodhin në vende me qasje publike duhet të regjistrohen me pajisje elektronike fiskale (PEF), përveç rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore.
Kjo do të thotë se për çdo furnizim ndaj një **personi fizik (konsumator i fundit)**, duhet të lëshohet **kupon fiskal**, pa marrë parasysh mënyrën e pagesës (cash, bankë, POS).
Ndërsa për **transaksionet ndërmjet bizneseve (B2B)**, pavarësisht mënyrës së pagesës, **obligoheni të lëshoni faturë tatimore**, dhe nuk është i nevojshëm kuponi fiskal.
Kjo është e mbështetur edhe në nenin 22 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, ku thuhet se për të gjitha transaksionet **mbi 500 euro**, pagesa **duhet të bëhet përmes llogarisë bankare**, dhe jo në cash.

0 Comments:
Post a Comment