Procedura për ndërrimin e emrit personal në Kosovë

Procedura e Ndërrimit të Emrit Personal në Kosovë

1. Shtetasi i cili dëshiron ta bëj ndërrimin e emrit personal, kërkesën e bën në Zyrën e Gjendjes Civile aty ku e ka vendbanimin e përhershëm.
2. Për ndërrimin e emrit personal vendos Komisioni i Zyrës së Gjendjes Civile sipas vendbanimit te i cili është bërë kërkesa.
3. Vendimin për ndërrimin e emrit personal e zbaton në sistem elektronik të Gjendjes Civile, Zyra e Gjendjes Civile e cila e merr vendimin.

1. Shtetasi i Republikës së Kosovës i moshës madhore mund ta ndërroj emrin personal në bazë të kërkesës së tij, nëse i plotëson kriteret si në vijim:
1.1. Nëse kërkesa për ndërrimin e emrit personal bëhet vetëm nga pala personalisht, ndërsa për fëmijën prindi ose kujdestari;
1.2. Nëse kërkesa për ndërrimin e emrit personal nuk ka karakter fyes, imoral, racist, ose nëse nuk është në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njerëzve të tjerë, apo të vet personit;
1.3. Nëse kanë kaluar pesë (5) vite nga ndërrimi i fundit i emrit personal sipas nenit 18, paragrafit 4 të Ligjit nr. 02/L-118 për Emrin Personal;
1.4. Nëse qytetarit kundër të cilit zhvillohet procedurë për vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare i cili është dënuar për vepër të këtillë penale, ndërsa nuk i është ekzekutuar dënimi ose gjithnjë derisa të vazhdojnë pasojat juridike të dënimit, si dhe as personit për të cilin konstatohet se kërkesën e ka paraqitur për t’u shmangur detyrimeve të përcaktuara me ligj, nuk do t’i lejohen ndërrimi i emrit personal.

1. Shtetasi mund ta bëj ndërrimin e emrit personal për arsyet si në vijim:
1.1. Emri personal aktual është qesharak apo fyes;
1.2. Emri personal aktual është vështirë të përdoret për shkak të shqiptimit;
1.3. Emri personal i shtetasit është i huaj dhe dëshiron ta merr një emër i cili i lehtëson qëndrimin e tij/saj në Kosovë;
1.4. Emri personal sikurse edhe datëlindja e shtetasit është e njëjtë me një person tjetër dhe në këtë mënyrë krijohet konfuzion;
1.5. Emri personal nuk përputhet me gjininë e personit;
1.6. Shtetasi e ka ndryshuar fenë dhe dëshiron të ndërroj emrin personal;
1.7. Shtetasi dëshiron t’i shtoj mbiemrit të tij mbiemrin e bashkëshortit/es pas regjistrimit të martesës;
1.8. Emri personal e pengon integrimin e personit në shoqëri;
1.9. Shtetasi dëshiron ta marr një emër historik të familjes së tij në vijë me trashëgiminë e tij;
1.10. Shtetasi dëshiron ta rikthej mbiemrin paramartesor të tij ose të saj, nëse nuk është bërë pas zgjidhjes së martesës, ose pas njohjes së martesës së anuluar;
1.11. Shtetasi dëshiron ta ndërroj emrin personal të tij ose të saj për shkak se është i modës së vjetër.

1. Kërkesa për ndërrimin e emrit personal bëhet personalisht duke i ofruar dokumentet si në vijim:
1.1 Kërkesën e plotësuar (shih shtojcën 1);
1.2 Dokumentin e identifikimit;
1.3. Certifikatën e lindjes;
1.4. Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;
1.5. Vërtetimin nga arkiva (duke përfshirë historikun e ndryshimeve për emër dhe mbiemër të pasqyruara në regjistrin fizik të lindjes).
1.6. Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime te vendbanimit aktual, dhe vërtetimin e vendbanimit te mëparshem, nëse pala ka bërë ndërrim të vendbanimit si dhe vërtetimin nga vendi i lindjes;
1.7. Vërtetim nga policia për verifikimin e së kaluarës kriminale;
1.8. Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit;
1.9. Vërtetim i tatimit në pronë që ka kryer të gjitha obligimet tatimore në pronë.

1. Komisioni i Zyrës së Gjendjes Civile në Komunën e cila ka pranuar kërkesën nga pala për ndërrimin e emrit personal me të gjitha dokumentet nga neni 7, paragrafi 1 i këtij Udhëzimi Administrativ, para se të nxjerr vendimin, tërë dokumentacionin e përcjell përmes postës elektronike në Komisionin e themeluar nga Ministri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal.
2. Komisioni i themeluar nga Ministri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal i verifikon të gjithë dokumentacionin dhe kthen rekomandimin në afat prej 15 ditësh.
3. Komisioni i themeluar nga Ministri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal i kthen përgjigje Komisionit të Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës përkatëse përmes postës elektronike.
4. Komisioni i Zyrës së Gjendjes Civile vendos mbi bazën e rekomandimit të Komisionit të themeluar nga Ministri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal.
5. Nëse Komisioni i Zyrës së Gjendjes Civile vendos për ndërrimin e emrit personal, dokumentet e palës siç janë: letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi, i përcillen Komisionit për Shkatërrimin e Dokumenteve në Agjencinë e Regjistrimit Civil së bashku me njoftimin.
6. Pala e pakënaqur me vendimin e Komisionit të Zyrës së Gjendjes Civile mund të parashtroj ankesë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave në ARC.

Juristi.blog

Author & Editor

Has laoreet percipitur ad. Vide interesset in mei, no his legimus verterem. Et nostrum imperdiet appellantur usu, mnesarchum referrentur id vim.

0 Comments:

Post a Comment