Ndërrimi i Emrit Personal të Fëmijës

Neni 11 & 12 - Ndërrimi i Emrit Personal të Fëmijës | Këshilla Ligjore

Neni 11 & 12: Ndërrimi i Emrit Personal të Fëmijës

1. Fëmija ka të drejtë në ndërrimin e emrit personal me kërkesë të prindit apo kujdestarit;
2. Ndërrimi i emrit personal të fëmijës bëhet nëse plotësohen kriteret si në vijim:
    2.1. Nëse kërkesa për ndërrimin e emrit personal nuk ka karakter fyes, imoral, racist, ose nëse nuk është në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njerëzve të tjerë, apo të vet personit;
    2.2. Nëse kanë kaluar pesë (5) vite nga ndërrimi i fundit i emrit personal sipas nenit 18, paragrafit 4 të Ligjit nr. 02/L-118 për Emrin Personal;
3. Ndërrimi i emrit personal, gjatë adoptimit, dhe pas shuarjes/anulimit të adoptimit bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Familjen i Kosovës.

1. Kërkesa për ndërrimin e emrit personal për fëmijë, bëhet nga prindi ose kujdestari duke i ofruar dëshmitë si në vijim:
    1.1. Kërkesën e plotësuar, (shih shtojcën 2);
    1.2. Dokumentin e identifikimit të fëmiut dhe prindit apo kujdestarit;
    1.3. Deklaratën e të dy prindërve ose të kujdestarit;
    1.4. Certifikatën e lindjes;
    1.5. Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile për fëmijën;
    1.6. Vërtetimin nga arkiva;
    1.7. Certifikatën e vendbanimit të prindit;
    1.8. Nëse prindërit jetojnë të ndarë, ndërrimin e emrit personal të fëmijës mund ta kërkojë njëri nga prindërit te i cili jeton fëmija, respektivisht atij të cilit i është caktuar përkujdesja dhe edukimi;
    1.9. Nëse ndërrimin e emrit personal të fëmijës e kërkon kujdestari, atëherë pëlqimin duhet ta jap edhe qendra kompetente për punë sociale;
    1.10. Prezenca dhe pëlqimi i fëmijës është i domosdoshëm nëse është mbi moshën dhjetë (10) vjeçare, përveç rasteve kur fëmija ka sëmundje psikike;
    1.11. Pëlqimi i prindit tjetër nuk është i nevojshëm, nëse vendqëndrimi i tij nuk dihet, apo nëse i është marrë zotësia për veprim apo e drejta prindërore.

Juristi.blog

Author & Editor

Has laoreet percipitur ad. Vide interesset in mei, no his legimus verterem. Et nostrum imperdiet appellantur usu, mnesarchum referrentur id vim.

0 Comments:

Post a Comment