Ministri Krasniqi padit kryetarin Rama për organizimin e “Verë n’Dimër"

Ministri Krasniqi padit kryetarin Rama për organizimin e “Verë n’Dimër”

Ministri Krasniqi padit kryetarin Rama për organizimin e “Verë n’Dimër”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing”, Bardh Krasniqi, lidhur me organizimin e tregut dimëror “Verë n’Dimër”.

Sipas padisë, të siguruar nga KOHA, Ministria ka vlerësuar se vendimi për këtë organizim është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Në dokument përmendet se Komuna e Prishtinës ka vazhduar të organizojë aktivitetet “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” edhe pse vendimi ishte rrëzuar nga Ministria.

Ministri Krasniqi akuzon kryetarin Rama për mosrespektim të procedurave ligjore, duke deklaruar se ai ka vazhduar me organizimin e aktivitetit pa pritur vlerësimin e ligjshmërisë nga Ministria. Po ashtu, ai ka ngritur akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj Ramës dhe drejtorit të “Sport-Marketing”.

© 2024 KOHA. Të drejtat e rezervuara.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories