Çfarë është Marka Tregtare: Mbrojtja, Regjistrimi dhe Përfitimet

Çfarë është Marka Tregtare: Mbrojtja, Regjistrimi dhe Përfitimet

Çfarë është Marka Tregtare

Një përmbledhje e plotë për markat tregtare, mbrojtjen dhe procesin e regjistrimit të tyre.

Marka Tregtare

Çfarë është Marka Tregtare

Marka tregtare është një shenjë dalluese që identifikon mallra apo shërbime të ofruara nga një individ apo ndërmarrje e caktuar. Origjina e saj daton nga kohët e lashta, kur artizanët riprodhuan nënshkrimet e tyre ose "markat" në produktet e tyre artistike apo të përdorimit të përditshëm. Gjatë viteve, këto marka u zhvilluan në sistemin e sotëm të regjistrimit dhe mbrojtjes.

Çfarë sjell Mbrojtja e Markës Tregtare

Marka e regjistruar tregtare i ofron mbrojtje ligjore pronarit të saj, duke i siguruar të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë për identifikimin e mallrave ose shërbimeve apo për ta autorizuar dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës. Mbrojtja zgjat për një periudhë 10-vjeçare, por mund të ripërtërihet për një kohë të pakufizuar nëse paguhen tarifat e ripërtëritjes.

Mbrojtja e markës tregtare zbatohet nga gjykata, e cila ka kompetencën për të bllokuar shkeljet e markave tregtare. Ajo pengon përpjekjet e konkurrentëve të pandershëm, si falsifikuesit, për të përdorur shenja dalluese të ngjashme për tregtimin e produkteve apo shërbimeve më të dobëta.

Cilat Marka Tregtare Mund të Regjistrohen

Mundësitë janë thuajse të pakufizuara. Markat mund të jenë kombinim fjalësh, shkronjash dhe numrash. Ato mund të përbëhen nga skica, simbole, shenja tredimensionale si forma dhe ambalazhimi i mallrave, shenja dëgjimore si tingujt muzikorë ose vokalë, aromat ose ngjyrat që përdoren si tipare dalluese.

Ekzistojnë edhe kategori të tjera të markave tregtare:

  • Markat kolektive
  • Marka certifikuese që përdoren si tregues i cilësisë, prejardhjes, metodës së prodhimit apo karakteristikave tjera të përbashkëta të mallrave apo shërbimeve.

Çfarë të Drejtash ka Pronari i Markës Tregtare

Pronari i një marke tregtare ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë markën tregtare. Pronari mund t’iu japë autorizim apo licencë palëve të tjera për përdorimin e markës, bazuar në kushtet e dakorduara në mënyrë të ndërsjellë. Pronari gjithashtu mund t’ia shesë të drejtën dikujt tjetër, i cili më pas bëhet pronari i ri i kësaj marke tregtare. Nëse regjistrimi i markës nuk ripërtërihet, mbrotja mbaron dhe pronari nuk zotëron më të drejta ekskluzive mbi markën.

Aplikimi për Markë Tregtare

Duhet ndërmarrë hapat procedural në vijim:

  1. Paraqitja e aplikimit për regjistrim të markës tregtare, që përmban:
    • Formularin e aplikimit për regjistrimin e markës
    • Dukjen e shenjës
    • Listën e mallrave dhe shërbimeve ku do të zbatohet shenja, duke treguar kategoritë e klasifikimit të Nicës
    • Informatat e aplikuesit
    • Autorizimin, kur aplikimi dorëzohet përmes përfaqësuesit të autorizuar
    • Dëshmin e prioritetit, nëse kërkohet e drejtë e prioritetit
  2. Ekzaminimi
  3. Publikimi i aplikimit për markë tregtare
  4. Kundërshtimi, brenda 3 muajve
  5. Regjistrimi ose refuzimi i markës tregtare

Kushtet për Regjistrimin e Markës Tregtare

Shenja duhet të përmbushë disa kushte për të gëzuar mbrojtjen si markë tregtare. Ajo duhet të jetë e dallueshme, në mënyrë që konsumatorët ta shquajnë si shenjë identifikuese të një produkti të caktuar, si edhe nga markat e tjera identifikuese të produkteve. Ajo nuk duhet të keqinformojë, mashtrojë apo vejë në lajthitje konsumatorët dhe as të shkelë rendin e moralin publik. Së fundi, të drejtat për të cilat aplikohet nuk mund të jenë të njëjta apo të ngjashme me të drejtat që i janë dhënë tashmë një pronari tjetër marke.

© 2024 Çfarë është Marka Tregtare

Juristi.blog

Author & Editor

Has laoreet percipitur ad. Vide interesset in mei, no his legimus verterem. Et nostrum imperdiet appellantur usu, mnesarchum referrentur id vim.

0 Comments:

Post a Comment