Terminologji Ligjore: Fjalor për Personat në Drejtësinë për të mitur
Terminologji Ligjore: Fjalor për Personat në Drejtësinë për të mitur
Terminologji Ligjore: Fjalor për Personat në Drejtësi të Përafërt
- Fëmijë: Personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet.
- I mitur: Personi i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.
- I mitur i ri: Personi i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet, por nuk i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.
- I mitur i rritur: Personi i cili i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet.
- Madhor i ri: Personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet, por nuk i ka mbushur njëzet e një (21) vjet.
- Madhor: Personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet.
- Edukim i specializuar: Programi edukativ i përpiluar sipas nevojave speciale të kryerësit të veprës penale, i cili synon të ndihmojë zhvillimin e gjithmbarshëm adekuat të tij dhe të zvogëlojë mundësinë e recidivizmit.
- Burgim për të mitur: Dënimi me burgim i shqiptuar ndaj kryerësit të mitur ose ndaj madhorit, në pajtim me Pjesën e Dytë Kapitulli VII të këtij Kodi.
- Objekt për kujdes të posaçëm shëndetësor: Institucioni i cili siguron trajtim kryerësit të mitur me çrregullime mendore.
- Organ i kujdestarisë: Organ i përgjegjës që vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale i cili është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve.
- Gjyqtari për të mitur: Gjyqtari i cili është ekspert në çështjet penale ku është përfshirë i mituri, fëmiu dhe madhor i ri, i cili është kompetent për ushtrimin e përgjegjësive në këtë Kodi.
- Prokuror i shtetit për të mitur: Prokuror i shtetit i cili është ekspert në çështjet penale ku është i përfshirë i mituri, fëmiu dhe madhori i ri, ndjekjen e kryerësve madhorë për veprat e kryera ndaj të miturve dhe i cili është kompetent për ushtrimin e përgjegjësive të parapara në këtë Kodi.
- Trupi gjykues për të mitur: Trupi i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve prej të cilëve kryetari është gjyqtar për të mitur i cili gjykon gjatë shqyrtimit gjyqësor.
- Kolegji për të mitur: Kolegji i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve prej të cilëve kryetari është gjyqtar për të mitur i cili merr vendime në seancë jashtë shqyrtimit gjyqësor.
- Shërbim sprovues: Institucioni i cili e bënë ekzekutimin e masave dhe të dënimeve alternative si dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
- Ndërmjetësuesi: Personi i tretë neutral i cili ndihmon viktimën dhe kryesin e veprës penale që nëpërmjet komunikimit t’i ndihmojë palët të arrijnë zgjidhje të përshtatshme lidhur me mosmarrëveshjen.
- Fëmijë viktimë apo dëshmitar: Personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet i cili është viktimë apo dëshmitar i veprës penale.
- Fëmijë nën moshën e përgjegjësisë penale: Fëmiu i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet.
Juristi.blog
Author & Editor
Has laoreet percipitur ad. Vide interesset in mei, no his legimus verterem. Et nostrum imperdiet appellantur usu, mnesarchum referrentur id vim.
0 Comments:
Post a Comment