Tabela e tarifave të veprimeve përmbarimore

Tabela e Tarifave

Tabela e Tarifave

Nr. Veprimi i ndërmarrë Shuma
1. Kopjimi plotësues i shkresave 0,1 euro për faqe
2. Kopjimi i dokumentit personal 0,1 euro për faqe
3. Shkuarja deri te vendi i përmbarimit (jo me transport nga palët) nëse vendi është më larg se 5 km nga selia e përmbaruesit 0,30 euro për km, por jo me shumë se 30 euro për një lëndë
4. Kërkesa për të dhëna për pasurinë e debitorit 10 euro për kërkesë, por jo më shumë se 30 euro për të gjitha kërkesat
5. Kërkesa për të dhëna nga organi kompetent për identitetin dhe adresën e debitorit 10 euro, por jo më shumë se 30 euro për të gjitha kërkesat
6. Dërgimi i shkresave të cilat dalin në kuadër të punës së përmbaruesit privat, rastet kur dorëzimin e kryen përmbaruesi 5 euro për dërgesë
7. Dërgimi i shkresave të cilat dalin në kuadër të punës së përmbaruesit privat, rastet kur dorëzimi kryhet në formë elektronike 1 euro për dërgesë
8. Dërgimi i shkresave gjyqësore dhe shkresave të organeve të tjera administrative dhe institucioneve publike 10 euro për dërgesë
9. Përpilimi i konkluzionit 15 euro
10. Përpilimi i konkluzionit për shitjen 30 euro
11. Urdhri (përjashtimisht urdhrit për lejimin e përmbarimit) 20 euro, nese ka me shume debitor, pas debitorit të parë arketohet edhe 10 euro për secilin debitor, por jo me shumë se 50 euro për lëndë
12. Urdhri për shitje, urdhri për dorëzim të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme, urdhri për shënimin e përmbarimit 30 euro, nëse ka më shume debitor, pas debitorit të parë arkëtohet edhe 10 euro për secilin debitor, por jo me shumë se 50 euro për lëndë
13. Përpilimi i kërkesës 10 euro (vetëm kur këto të dhëna nuk janë të disponueshme në mënyrë elektronike)
14. Përpilimi i procesverbalit 15 euro
15. Përpilimi i procesverbalit të shitjes së paluajtshmërive, regjistrimit, sekuestrimit dhe shitjes së sendeve të luajtshme 30 euro
16. Përpilimi i shënimit zyrtar 10 euro
17. Pjesëmarrja në shitjen publike dhe ndërmarrja e veprimeve të zbatimit të përmbarimit jashtë zyrës 40 euro
18. Shikimi i sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme 15 euro
19. Lëshimi i vërtetimeve dhe certifikatave nga lënda në të cilën vepron përmbaruesi privat 5 euro për kërkesë
20. Taksa gjyqësore dhe administrative Në shumën reale
21. Shpenzimet reale të krijuara me rastin e ndërrmarjes së veprimeve përmbarimore Në shumën reale
22. Kryerja e veprimeve përmbarimore në pajtim me nenet 282-289 të LPP-së 100 euro për orën e parë, 50 euro për çdo orë shtesë pas kalimit të orës fillestare, 1% e vlerës së objektit të përmbarimit në rastet kur përmbarimi kryhet me sukses

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

0 Comments:

Post a Comment