Norma tatimore për Tatim në të Ardhura Personale:
Norma tatimore Të ardhurat mujore në € Të ardhurat vjetore në €
0% 0 deri 80 0 deri 960
4% 80 deri 250 960 deri 3000
8% 250 deri 450 3000 deri 5400
10% 450 e tutje 5,400 e tutje
Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi 50,000€ dhe ata të cilët kanë përzgjedhur vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale, tatohen sipas shkallëve tatimore të lartcekura, ndërsa tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore prej 50,000€ apo më pak, tatohen në të ardhurat bruto me 3% (për veprimtaritë: tregti, transport, bujqësi dhe veprimtari të ngjashme komerciale) apo 9% (për veprimtaritë: shërbyese, profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme). Përveç tatimit, këta tatimpagues (të vetëpunësuar) obligohen të paguajnë edhe Kontributin Pensional.
Pagat e të punësuarve nga punëdhënësi primar tatohen sipas shkallëve tatimore (0%; 4%; 8% dhe 10%), ndërsa pagat e të punësuarve nga punëdhënësi sekondar tatohen me 10%.
Secili i punësuar, shtetas i Kosovës obligohet që nga paga bruto të paguaj 5% në emër të Kontributit Pensional. Po ashtu, punëdhënësi kryesor dhe ai sekondar për të punësuarit të cilët janë shtetas të Kosovës, kontribuon me 5% mbi pagën bruto të të punësuarit në emër të kontributit pensional.
.png)