Kur mund të sistemohet përkohësisht i punësuari në punë dhe detyra tjera pa pëlqimin paraprak?
I punësuari mund të sistemohet përkohësisht në punë dhe detyra tjera pa pëlqimin paraprak, kur ndodh gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit, zjarrit, vërshimeve ose fatkeqësive tjera natyrore elementare, kur ka nevojë për zëvendësim të punësuarit që mungon nga puna, kur ka rritje të menjëhershme të vëllimit të punës (por jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pune), ose në raste të tjera të caktuara me Kontratë Kolektive.
