Konkurs pune: Zyrtar ligjor në KEDS

Roli: Zyrtar/e Ligjor/e
Departamenti: Departamenti Ligjor
Data e mbylljes: 2022-11-07
Data e postimit: 2022-11-01
Lloji i punës Orar i plotë
Niveli i eksperiencës: Niveli i ri
Numri i pozitave të lira: 1

Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2022-11-01 shpall vend të lirë pune për këtë pozicion:

Zyrtar/e Ligjor/e

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
Merr pjesë në mbledhje të organizuara me palët e treta dhe negocime eventuale të kontratave;
Ofron këshilla ligjore për të gjitha çështjet e kërkuara brenda departamentit duke përfshirë edhe kërkesat nga departamentet tjera;
Harton marrëveshje/kontrata dhe çështje tjera sipas nevojave të kompanisë në bashkëpunim me departamentet tjera;
Përpilon padi, përgjigje në padi, propozime, kallëzime penale, ankesa, përgjigje ndaj ankesave si dhe çështje tjera sipas nevojës;
Paraqitet në Gjykata si përfaqësues dhe mbron lëndët e Kompanisë;
Bashkëpunon me departamentet e Kompanisë për të ndihmuar në realizimin e projekteve të ndryshme;
Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht opinione ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Këshilltari i Përgjithshëm;
Rishikon dokumentet ekzistuese të Kompanisë, siç janë: Politikat dhe Procedurat, rregulloret e ndryshme, marrëveshjet, etj., me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së interesave të Kompanisë si dhe harmonizimin e të njëjtave me rregulloret dhe ligjet në fuqi;
Performon vazhdimisht edhe detyra të tjera të kërkuara nga Këshilltari i Përgjithshëm, varësisht nga nevojat e Kompanisë.

Kërkesat dhe kualifikimet :
• Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
• Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe aftësi për të vlerësuar rrezikun;
• Kategoria B e vozitjes është e domosdoshme;
• Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office;
• Të jetë person bashkëpunues, pozitiv dhe i hapur për punë ekipore.
• Njohuri të shkëlqyeshme të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjin mbi procedurën kontestimore dhe përmbarimore, ligjin për marrëdhëniet detyrimore, si dhe kodin penal dhe të procedurës penale;
• Minimum 2 vite eksperiencë pune në fushën Ligjore;
• Preferohet provimi i Jurisprudencës;
• Njohja e gjuhës Angleze dhe Serbe janë përparësi;

Si të aplikoni ?

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
– CV-në;
– Diplomën e kualifikimit;
– Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
– Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
– Certifikata të trajnimeve të ndjekura;

Shënime të rëndësishme :
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Apliko online!

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

0 Comments:

Post a Comment