Shpallet konkurs për punësimin e 50-të grave në pozitat si zyrtare korrektuese

 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar shpalljen e një konkursi të vendeve të lira të punës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e pesëdhjetë grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.

“Punësimi i grave është i rëndësishëm për shoqërinë dhe për institucionet.
Institucionet e sigurisë nuk janë vende vetëm për burrat.
Inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat posedojnë kriteret e kërkuara sipas konkursit që të aplikojnë nga data 28.11.2022 deri më 13.12.2022.
Suksese dhe mbarësi të gjithave” shkruan Haxhiu në njoftim.


Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories