Republika e
Kosovës Republika Kosovo/
Republic of Kosovo
Këshilli Prokurorial i
Kosovës/ Tužilački
Savet Kosova/Kosovo Prosecutorial Council Sekretariati / Sekretarijat / Secretariat
Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin
Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit
të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr.
307/2022 të datës 15 Shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:
I.
Referent i Lartë
K O N K U R S
Prokuroria
Themelore Prishtinë, dy (2) vende pune
Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 024 Emri
Pozitës: Referent
i Lartë
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Raporton tek: Udhëheqësi i Shkrimores Numri
i Pozitave: Dy (2) pozita
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj Vendi: Prishtinë
Qëllimi i vendit
të punës:
Ofron përkrahje
të gjerë administrative dhe teknike
lidhur me lëndët e pranuara
në njësinë organizative ku është punësuar, mban evidenca të sakta dhe me kohë në regjistrin e regjistrimit të lëndëve dhe regjistrin e çregjistrimit të lëndëve sipas kërkesave
të specifikuara të vetë regjistrit, kujdesi për lëndët
dhe shkresat e lëndëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
kryesore:
Regjistron me kohë lëndët në regjistrin e pranimit
të lëndëve me të gjitha të dhënat që kërkohen
sipas regjistrit duke mbajtur evidenca
të
sakta të lëndëve dhe shkresave
të lëndës duke e mbajtur edhe evidencën elektronike;
Çregjistron lëndët dhe mbanë evidenca të sakta në regjistrin përkatës dhe në mënyrë elektronike, mbanë evidenca për lëndë specifike
dhe të rëndësisë
së veçantë, duke vepruar
me vetë-iniciativë dhe pa mbikëqyrje
të drejtpërdrejtë;
Përgjegjës për afate dhe saktësi të
punës;
Mbikëqyrë
sistemin e përcjelljes së lëndëve
dhe
menaxhon me lëndët sipas
punës së ngarkuar; Kontrollon lëndët dhe lëvizjen
e tyre brenda institucionit, duke qenë në gjendje
që në çdo kohë ta sigurojë
lëndën për përfaqësim në Gjykatë;
Mbanë evidenca të sakta e të plota lidhur me dosjet dhe shkresat
e lëndëve, akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, përfshirë edhe përgatitjen e raporteve
për punën e kryer në periudha të
caktuara raportuese;
I
gatshëm për kryerjen e çdo detyre tjetër si referent
në shkrimore në përputhje me ligjet
dhe rregulloret aktuale;
Kryen edhe punë tjera të lidhura me punën e referentit të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë
për vendin e punës:
Shkathtësi të mirë komunikimi
me shkrim dhe me gojë;
Aftësi të rregullimit dhe të ruajtjes së kujdesshme të
dosjes së lëndëve dhe shkresave; Aftësi të punojë
e pavarur dhe në mënyrë ekipore;
Shkathtësi të mira
të punës
me kompjuter
(Word dhe Excel).
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
Diplomë Universitare - Fakulteti Juridik, Administratë
Publike, Shkenca Sociale.
Përvoja e Punës:
Së paku dy (2 ) vite
përvojë pune profesionale.
II.
Zyrtar
Ligjor 2, pesë (5) vende
pune Prokuroria Themelore Prishtinë, katër
(4) pozita Prokuroria
Themelore Gjakovë, një (1)
pozitë
Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 025
Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Pesë (5) pozita
Koeficienti: Shtatë
(7)
Akti i
emërimit: Pa
afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë,
Gjakovë
Qëllimi
i vendit të punës:
Ndërmerr
të gjitha veprimet
konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin
e akteve, shkresave
dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët në proces
dhe të kryera nga Prokurori
e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së Prokurorisë
dhe
Udhëheqësin e Administratës.
Detyrat dhe
përgjegjësitë kryesore:
Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që
i nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete
të besuara për ndërmarrjen e
veprimeve akuzuese
nga prokurori;
Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë elektronike dërgimin e lëndëve
me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës
për lëndët në proces dhe lëndët
e kryera, raporton për punën e vet
te
Udhëheqësi i Administratës; Merr pjesë në procesin
e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, ruan konfidencialitetin e lëndës
dhe palëve;
Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave
dhe pranimin e konfirmimeve
nga dorëzuesit e shkresave;
Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime,
duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat
e ndryshme apo (corpora
deliktet) që ndërlidhen me lëndën gjyqësore;
Përgjegjës për kryerjen
e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur
që gjatë punës së
besuar të ketë sa më pak
lëshime;
Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes,
andaj kërkohet një sy çelësi
dhe vëmendje e veçantë;
I obliguar të respektojë Kodin e
Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit Civil;
Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në
punë.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
Njohuri
të shkëlqyera
e
gjithëpërfshirëse profesionale nga
lëmi juridik
dhe
administratë publike;
Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me shkrim
duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter
me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel,
Power Point, etj.) dhe
internetin;
Shkathtësi
për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave
tjera të nevojshme; I/E gatshëm/e
të punojë me njerëz
të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
Aftësi
për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur
me të; Aftësi për ta mbajtur kualitetin
e punës edhe në kushte
të punës
nën
presion. Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
Diplomë Universitare - Fakulteti Juridik.
Përvoja e Punës:
Një (1) vit përvojë pune profesionale.
§ Konkursi është i
hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare
të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 10.11.2022 deri me datë 24.11.2022 si datë e mbylljes
së konkursit.
§ Kërkesa (aplikacioni) për punësim
gjendet në web faqen:
www.prokuroria-rks.org
§ Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve
Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
§ Aplikimi përmes
postës: Kërkesat
e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes
postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
§ Aplikacionet e
dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim,
nëse arrijnë brenda
4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë
pas këtij afati,
dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
§ Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200
18874 prej orës 08:00 –
16:00.
§ Kushtet e
pjesëmarrjes në konkurs:
-
Të drejtë
aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore
të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,
janë në posedim të të drejtave
civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
-
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës,
ofron mundësi të barabarta
të punësimit për të gjithë shtetasit
e Kosovës dhe mirëpret
aplikacionet nga të gjithë
personat e gjinisë
mashkullore dhe femërore
nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
-
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë
për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet
e shërbimit civil të administratës publike
qendrore dhe lokale
siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin
Civil të Republikës së Kosovës.”
§ Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
-
Dëshminë e kualifikimit shkollor;
-
Dëshmi mbi
përvojën e punës, Vërtetimi
dhe kontrata e punës
(Letër Referenca apo
Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën
e punës);
-
Dy rekomandime (nëse keni);
-
Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
-
Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
-
Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime.
§ Në
lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi,
kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.
0 Comments:
Post a Comment