Shaban Gërxhaliu zgjedhet Administrator i Gjykatës Themelore të Prishtinës
Shaban Gërxhaliu zgjedhet Administrator i Gjykatës Themelore të Prishtinës
Prishtinë 20 tetor 2022 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Rekrutues për zgjedhjen e z.Shaban Gërxhaliu në pozitën e Administratorit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Procedura e rekrutimit është udhëhequr duke u bazuar në Rregulloren Nr.04/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjen dhe Themelimin e Marrëdhënies së punës për Administrator
të Gjykatave.
Mandati i Administratorëve të gjykatave është 5 vite, me mundësi vazhdimi.
Juristi.blog
Author & Editor
Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.